Aida Hajnaj propozohet në krye të FBI-së shqiptare, Yuri Kim e bekon shqip: Gur, gur bëhet mur

26 Korrik 2020, 15:39| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 17:42

  • Share

TIRANE-Numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj është propozimi i Prokurorisë së Posaçme për të drejtuar me një mandat 5-vjeçar Byronë Kombëtare të Hetimit. Emri i Aida Hajnaj do i propozohet KLP-së për t'u miratuar zyrtarisht si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Report Tv mësoi më herët se Aida Hjadaj do të vendosej në krye të BKH-së, pasi 3 rivalët e saj Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj u skualifikuan.

4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, më në fund është ngritur dhe struktura e hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta qeverisëse, Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky organ cilësohet ndryshe dhe si 'krahu i djathtë' i SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend në nivel zyrtarësh dhe përfaqësuesish politik.

Procesi për kreun e 'FBI-së shqiptare' u finalizua sot, ndërsa zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës.

Ky proces ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë. Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI për hetimin e krimeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK-ut dhe oficerët do të koordinojnë çdo hetim.

"Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj. Aida Hajnaj , në raport me kriteret e parashikuara që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Hajnaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar", thuhet në njoftimin e SPAK.

Zgjedhja e kreut të BKH-së u parapri nga një sulm i PD-së tre ditë më parë, ku Edi Paloka lëshoi akuza të forta në drejtim të Aida Hajnajt dhe me këtë argument kërkoi rikthimin e procesit në pikën zero. Por e menjëhershme ishte përgjigja e SHBA-së. Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, referuar hapur PD-së, u shpreh se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja.

Ora 16:27
Aida Hajnaj në krye të BKH-së, Yuri Kim: Hap para për reformën në drejtësi! Gur, gur bëhet mur

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dërgimin e emrit për kreun e BKH-së nga SPAK duke thënë se tashmë po ecet para me reformën në drejtësi drejt hapave konkrete duke përdorur shprehjen shqiptare 'Gur, gur bëhet mur'. Yuri Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajtimit të anëtarëve të BKH-së me më të mirët e FBI-së.

"Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë. Gurë mbi gu bëhet mur", shkruan Kim.

Komento

Komente

  • Shkodra: 27/07/2020 21:27

    Po. Gur,gur bahet mur,por tash 30 vjet nuk u ba muri fillon me u ba e prishet.Burrat nuk munden me e ba murin ishalla e bajn grate.

    Përgjigju
  • Torino: 27/07/2020 20:03

    O popull(flas o komentues).E njeh dikush nga afer kete zonje?Kjo me ngjan shume me nje Aida ke pashaportat ne drejtorine e policise Tr,ne 2006 me ka marre 300000 leke per nje pashaporte(dikush e mori ne tel dhe i tha qe me ka shume mik dhe se vija nga Italia.Mos eshte e njejta ma konfirmon ndonjeri?Premtoj qe do paraqitem te ata qe e zgjodhen nese eshte i njejti person.Pres me padurim konfirmimin flm

    Përgjigju
    • bobooh: 28/07/2020 08:55

      tmerrr po te jete e vertet kjo qe thua

    • Shiku: 27/07/2020 23:37

      Ajo eshte pikes i ke rene, ne 2006 ka qene te drejtoria emigracionit dhe kufirit.

  • Hajni: 27/07/2020 19:39

    Nga mbiemri qe mban zonja asgje e mire nuk pritet prej saj.Per ata qe e zoterojne shqipen mire fjala hajnaj ka si rrenje fjalen hajn=hajdut ne dialektin e veriut.

    Përgjigju
  • Hysa: 27/07/2020 19:27

    Me pelqen shume qe ambassadoria e SHBA-se perdor nje proverbe shqipe, por dikush ti thote se proverbi ne rastin e drejtesise ne Shqiperi ka dhe nje rresht të dyte: Gur mbi gur behet mur, Por burgim s’kemi pa kurr’!!!

    Përgjigju
  • Mali: 27/07/2020 18:03

    Eshte nje lajm per tu gezuar pasi vjen nje grua dhe kjo thyen mentalitetin maskilist te drejtimit te shtetit. Urime zonjes Hanaj dhe suksese. Megjithate duhet ti kujtojme nje fakt mos e kryeni detyren sikurse ishprokurorja Ina Rama qe ra viktime e politikes por edhe e lojrave politike qe ajo merrte pjese.

    Përgjigju
  • ymeri: 27/07/2020 18:00

    KU E GJETEN KETE TE LODHUREN NGA JETA...

    Përgjigju
  • Like: 27/07/2020 17:14

    Po mir more komentus ne shumic ...gjitholog bla bla bla..kjo amerika dhe europa qe investojn bar han dhe ketu u fut rama me kompanin dhe i koruptoj....e terci verci...po ja ishin ne 2014-15-16 e cfar..pastaj direkt ju gjithologet i kryqezuat njesoj si ththththth ja...prit nuk kini par gje akoma...do ja degjoni kengen kesaj zonje...vazhdoni me endren basha k.m....duan dhe 10 muaj a me shum zgjedhjet..beni durim se gjera qe nuk i kishit menduar do ndodhin ( gjithmon per mir)...

    Përgjigju
    • Asdf: 27/07/2020 21:18

      Rusia I ka blerë biznesin Amerikes O zot. Po ca pret nga 1 popull qe thot "ska virus, po do na fusi Bill Gejci çipin"

    • Shiku: 27/07/2020 18:04

      Je komplet jashte nga realiteti zoteri komentues, amerikes nuk i intereson fare do vetem qetesi ne ballkan dhe nje lider si Rama qe ti bindet kur ti duhet,kane investuar per veten e tyre para se ta blente biznesin Rusia kupton.Qenke rilindas i flakte qe beson cdo gje.

  • Kuq: 27/07/2020 16:47

    Me ne fund nje mbiemer qe i ka hije dikasterit, qeverise dhe popullit.

    Përgjigju
  • Une: 27/07/2020 16:17

    Lajm i mire, nje grua me ne fund te tredh burrat tane. Merru frymen , le nje emer moj zonje ke mundesine historike.

    Përgjigju
  • LORA: 27/07/2020 15:00

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Fatmir: 27/07/2020 13:10

    O " Toni" po te shikoje edhe ti lajmet ndonjehere do shikoje qe ky robi thote te verteten , Faskaj drejtor antidroge per gjithe Shqiperine ne 2016 ,Hodaj drejtor i Tiranes , Hajna eshte ne hetim per shitjen e gradave etj etj.Ju kane zene syte sklepa e veshet dyll o tifozet e partive .Edhe mos me thuaj qe kjo Hajna kapi normat fizike se eshte me e gjere se e gjate .

    Përgjigju
  • Endri: 27/07/2020 12:55

    Wtf aida hajno drjtore e fbi shqiptare hahahahahahahaahah me vjen te qesh e te qaj njekohesisht! Turp

    Përgjigju
    • erjola: 27/07/2020 15:52

      mos ke ngrene spec djeges qe edhe qan edhe qesh, ik pi uje leji komentet ketu.

  • LSI PUTANA: 27/07/2020 12:45

    Të ARRESTOHET Arben Kraja KOKA E KRIMIT të ORGANIZUAR , që merret me HAJDUTËT e XHEPAVE !! SPAK = MAFIA dhe ORGANIZATË KRIMINALE !! USA

    Përgjigju
  • Ulsiu: 27/07/2020 12:03

    Kjo eshte Arta Marku e BKH-se. Klani mafioz Xhafa pasi uzurpoi gjykatat dhe prokurorine tani mori ne dore dhe BKH. Se mos prisni qe OFl ti dergoj zarfin Geron Xhafes, Gramoz Murataj, Armand Lilos, Ditjon Baboci, Llanajve te Selenices etj etj. Tani miku dhe ortaku i Tan Lepurit, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i vuri vulen drejtesise.

    Përgjigju
    • @Diber: 27/07/2020 15:04

      Qe Shukriu ju turperoi me breket e grisura kjo dihet. Por ti more dibrani i Ulqiut perse nuk thua nese keto mesiper jane te verteta apo jo??????? Eshte ndonje e re kjo per Arta Markun?? Ndonje e re qe kjo i sherben klanit Xhafa? Apo eshte ndonje gje e re qe k/prokurori i Spakut eshte mik me Tan Lepurin dhe vellain e tij? Nese ky thote genjeshtra atehere na i shpjego. Ndryshe shko dhe ti tek komisioni ulqiut qe te hani ate qe beni. Katundar

    • Diber?: 27/07/2020 12:54

      Hahaa, rri rehat se ska mo Lal e Sal, as Ram e Mut. Ket e ka zgjedh USA, sa do e keqe te jete nuk eshte e zgjedhur nga me te keqinjte. Nuk besoj se Xhafa ka ndikim ke ambasadoret as te BE e as USA, po ti ki kujdes , mos bej vaksinen e C-19 se do te fusin Cipin. Haaa , klluf

  • jona: 27/07/2020 11:42

    bir selman i nenes ke te qaj me par i thone kesaj

    Përgjigju
  • Ajrum cicirum: 27/07/2020 11:16

    Po keta nuk organizonin dot nje shortlistim/ verifikim paraprak? Tani ne fund e zbuluan qe 3 nga 4 nuk plotesojne kushtet? Po hape ore zoteri konkursin prape, ca eshte kjo pune me te ngele puna ne dore.

    Përgjigju
    • A. N.: 27/07/2020 13:29

      E pabesueshme qe ne 2milion banore qe do kene ngelur ne albanistan te ngelet vetem 1 kandidat i vlefshem dhe te zgjidhet po ai sepse nuk ka te tjere.

  • AltinTop: 27/07/2020 11:05

    Ore nuk behet ky vend nga shqiptare qe kane punuar dhe “shkolluar” ne shqiperi... ktu ishin gjith kto “talenta” asnje nuk veproi kurre...tani u bene direkt shefa FBI... deri kur vazhdon tallja me ket popull??

    Përgjigju
    • Ismail: 27/07/2020 11:54

      Shqipërinë e kanë marrë peng injorantet idiotet hajdutet.Prandaj nuk mund të bëhet ky vend.

  • Shiku: 27/07/2020 10:37

    Une them qe Rama do zhjedhi kete Aida Hajnaj per arsye se eshte me e besueshme ne opinionin publik dhe me kollaj ta kontrolloj plus i ka dhe fiksim grate.Sa per keta levat e tjere jane te perlyer dhe nuk besoj te rrezikoj duke i zhgjedhur ne poste kaq te larte dhe sensitiv.

    Përgjigju
    • Shiku: 27/07/2020 18:06

      Ju a thashe qe do zgjidhesh kjo ca prisnit ju.

    • Vlora: 27/07/2020 16:02

      Kjo hajnaj mundet ka te njohurit e vet,qe Po vjedhin prona tr Duke bo pallate me pretendimin se Jane pronare, bejne fallsifikime e shteti Rama fle gjume, se pd lsi Jane superhajdute. Uroj populli shqiptar ti vej vizen ketyre paperjashtim me votime21, ti vlej se populli ju ka ne dore e jo keto masakruan ate vend. Rama Mori timonin e ropen popullin ne ekonomi(taksa->),pronat (vjedhje), buxhet (tendera supervjedhje) sa me pandemine humbi kontrolli frena e timon. Nga taksat e popullit qe japin shteti tani I genjeu me 400 $ sa bota vazhdon te ndihmoj me paga deri me 2021. Mos votoni e kryq votimeve te gjithe pseudopolitikane shqiperise se Jane pasuru, te ardhur me shpi 70 m2 qe dha enveri.

    • Reforma u tradhëtua !: 27/07/2020 12:08

      Po ça do kontrolloj rama kur i ka ngel më pak se njē vit si kryeministêr! Atë ta gēzoj luli i emēruari i bundeslargut për të na qeverisë ! I kanë dhēnē llafin gjermanët lulit dhe kjo fbi-içka do bējë ç' ti thot salia me likun president! Njêsoj si karja i spakut!

  • Arti: 26/07/2020 19:23

    Pervec ketij Arturit qe nuk e kam idene kush eshte keta 3 te tjeret kane qene shefa te medhenj gjate skandalit te kultivimit te hashashit 2015-2016 dhe kane pergjegjesi direkte.Kjo Hajna i shtoi vetes edhe konkursin e gradave ne 2018 kur ju mori oficereve nga 5000-10.000 euro per grade.Nuk behet ky vend .

    Përgjigju
    • Gazi: 27/07/2020 12:52

      Turi nuk ka shune miq e lidhje, eshte punetor por i eshte pershtatur sistemit. Edhe po t'ja jepnin vendin di ti kishte kembet ne nje kepuce qe diten e pare. Keta duan thjesht zara

    • Toni: 27/07/2020 11:30

      O “Arti”,qënke artist i informacioneve! Babalja s’është asgjë para teje! Ty duhet të bënin kryetar të BKSh(Byroja Kombëtare Shpifjes)!!!

    • Shqip: 27/07/2020 11:00

      Same Shit, different days! Same Shit, different Names! (BKH, SPAK, LAK, OFL, Task Force, Brisku, Renea, Crown Agents, Bla Bla Bla)

    • spak bkh plp jkt lpl..: 27/07/2020 08:44

      asgje e re nga fronti i perendimit

    • Daku: 27/07/2020 07:23

      Me mir te te kishin ven ty ...kur i dike te gjitha ....vfar presin ja shpetimtari...a jo mor jo ju ne nuk kemi din e iman te gjitheve do u a gjrj ndonje te mete ....

  • Pritja: 26/07/2020 18:06

    Po me tej edhe sa do presim qe te shikojme peshkun e pare te madh po te madh vertet. 4 vjet u deshen per te zgjedhur drejtusin nja 10 per te gjetur ky stafin 10 per te ber dosjet ta gezojm reformen brez pas brezi

    Përgjigju
    • bkh: 27/07/2020 08:32

      o daku ky muhabet nuk eshte ceshtje kan apo skan te meta kandidatet thjesht nuk duhet te jene te perfolur lart e poshte per ceshtje si keto qe shkruhen ketu.

  • Maja: 26/07/2020 16:59

    Meqenese ka goca e cuna shume te mire, pervec ketyre qe jane selektuar, duhet te kishin aplikuar per te hyre ne konkurim. Ankohen njerezit per politikanet, drejtuesit e indtitucionevr, partive, fakulteteve departamenteve etj etj. Gjithmone thuhet ka me te mire. Ka sigurisht por duhet te hyjne ne gare, duhet njerezit me te mire ti afrohen politikes, sot nuk te merr njeri perdore. Hyre ne valle ose ne te kundert mos u anko. Une keshtu e mendoj, dikush e mendon ndryshe, ka vend per te gjitha alternativat ne Demokraci.

    Përgjigju
    • Shqip: 27/07/2020 10:57

      Personat e mire jane larguar dhe nuk ndoten ne balten tende!

  • Shqiptari: 26/07/2020 16:39

    Nje koment nga ana ime: Keto figura qe kane ngelur ne kohen e lulezimit te cannabis ne shqiperi 2014-2017 kane qene ne detyra te larta dhe jane pergjegjes. Jane persona qe veprojne vetem me urdher dhe nuk kane inisjative individuale. Jane te mbeshtetur nga Aida dhe Idajet nga klani Xhafa, kurse Ervini dhe Arturi nga klani Tahiri. SHBA nuk ke ndoqi konkurencen e perzgjedhjes pas testimit me shkrim, pasi ne ate kohe e mori ne dore partia zgjedhjen e tyre. Turp per komisionin(SPAK) e varfer qe cdo gje e bene me urdher partie. Ky koment nuk besoj se do tingelloj mire po nga qe e dua vendin tim u detyrova ta shkruaj.

    Përgjigju
    • Dangellia: 26/07/2020 19:04

      Ti nuk do vendin as te plas fare ...ti do sali kriminelin o qyqar ...

  • Polici: 26/07/2020 16:10

    Mund te kishin gjetur figura te reja se keto ketu jane te njohura dhe te konsumuara,meqe dhe ky eshte institucion i ri,ka cuna dhe goca shume te mira ne radhet e policise qe nuk i njef njeri

    Përgjigju
  • Vasil muça: 26/07/2020 15:52

    Nuk jemi te sigurt se a do bejnë pun ne shqipri se jena msuar me shtet hajdutash neve prap do ket korupsjon

    Përgjigju
    • Reforma u tradhëtua !: 27/07/2020 10:00

      Do zgjidhet nga spak, nga arben kraja,zari i likes !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?