Rihanna

Privatësia është luks! Rihanna s'do komshinj afër, blen shtëpinë 10 milionë dollarëshe pranë asaj 13 milionëshe

25 Gusht 2023, 11:12| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 11:16

  • Share

Në dukje, jeta e personazheve të njohur është shumë e thjeshtë dhe aspak e komplikuar, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ndryshe nga shumë të tjerë, këngëtarët, aktorët dhe fytyrat e njohura të ekranit kanë marrë përsipër riskun e të qenurit në qendër të vëmendjen, madje edhe kur ata nuk duan të jenë.

Rihanna, një nga këngëtaret më të njohura në mbarë botën, duket se ka dhënë një zgjidhje paksa të kushtueshme për të fituar atë që personazheve VIP, u mungon aq shumë: Privatësia.

Ylli me famë botërore, ka blerë një shtëpi prej 5 mijë metra katror në “Beverly Hills” të Kalifornisë, Rihannës kjo blerje e re i kushtoi 10 milion dollarë.

Shtëpia që ajo ka blerë është e stilit “Tudor” dhe po ashtu është afër shtëpisë që ajo e bleu vitin e kaluar, mbi 13 milionë dollarë, MansionGlobal.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?