Privati rrit taksën në tregun e Lezhës, tregtarët: E papërballueshme, jemi drejt falimentimit

9 Janar 2023, 14:29| Përditesimi: 9 Janar 2023, 14:33

  • Share

Duke nisur nga 1 janari i këtij viti tregtaret në Lezhë do ta paguajnë më shtrenjtë hapësirën që shfrytëzojnë brenda tregut të lirë të qytetit.

Tarifa është rritur me 150 lek për metër katror! Ç’ka do të thotë se një tregtar që paguante 650 lek në muaj për metër katror tani paguan 800 lek për metër katror.

Tregtarët, thanë se përballë rënies së fuqisë blerëse, tarifa është e papërballueshme.

"Taksa është e papërballueshme. Por, kjo varet tek Bashkia. Se s’ka blerësa është kjo punë se të kishte blerëse ne nuk po e ndjejmë fare”, shprehet një tregtar.

“Shihe vetë që tregu është bosh. Në 10.30 kam bërë sefte, kam shitur një pale galloshe . Kam fituar 400 lekë.  Ekonomia është e dobët drejt falimentimit jemi për besë të  Zotit Punë nuk ka . Çfarë të themi tjetër. Vetëm të

“E papërballueshme. Kanë çuar taksat e shtetit privatit. Duan të na e rrisin dhe ne. Arsyen nuk e dimë fare. Nuk është fare normale nuk e përballojmë dot”, thotë një tregtare tjetër.

“Nuk jam dakord të rrisin taksën. Kush do blejë, nuk ka blerës, nuk ka asgjë”, shprehet një blerës tjetër.

Prej 5 vitesh tregu i lirë i qytetit të Lezhës, funksionin si shoqëri private dhe rritja e tarifës justifikohet me investimet.

Përfaqësues i shoqërisë private “Kjo tarifë është bërë për arsye se tregu është duke u konsumuar çdo ditë. Rritja nga 150 lekë/m2 është bërë me qëllim që të investohet dhe t’u kthehet sërish tregtarëve.”- tha Gazment Lushaj.

Pavarësisht pretendimeve të privatit, duhet theksuar se me paketën fiskale të Bashkisë Lezhë për vitin 2023 janë rritur me 100 lekë taksat për hapësirat publike dhe kjo është reflektuar nga shoqëria që menaxhon tregun e qytetit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?