Familja Berisha

Privatizimi i ARMO, kallëzohet sërish në SPAK Sali Berisha dhe familja e tij, 3 ish ministra dhe të tjerë

4 Maj 2023, 10:28| Përditesimi: 4 Maj 2023, 10:32

  • Share

Një tjetër kallëzim penal është depozituar në SPAK për Sali Berishën dhe familjen e tij. Pas kallëzimit të bërë për Berishën dhe Metën për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, avokati Idajet Beqiri kërkon hetimi të hollësishme dhe zbardhjen e privatizimit të ARMO.

 “Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, pasi personat SALI BERISHA, ish Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, GENC RULI, ish ministër i ekonomisë, RIDVAN BODE, ish ministër i Financave, Florjan Mima, ish ministër i Ekonomisë, SOKOL DERVISHAJ, ish Zëvendësministër i Energjetikës, REZART TAÇI, biznesmen, LIRI BERISHA, Fondacioni Fëmijët Shqiptar “Domenico Scaglione”, ARGITA BERISHA, ERINDA BALLANCA, Erinda Ismailaj, BRISIDA SHEHAJ, FATJON VEIZAJ, JAMARBËR MALLTEZI, FLUTURA KOLA, në kuadrin e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal kanë kryer veprat penale të “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal;  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i K.Penal;  “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarim,  fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur  dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K. Penal;  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K. Penal”, thuhet në kallëzimin e avokat Beqirit.

Në kallëzim thuhet se shitja e ARMO ishte një akt i rëndë kriminal, i bërë në pragë të Fushatës Elektorale të vitit 2009, me qëllim që Sali Berisha, përmes korrupsionit dhe pastrimit të produkteve që rrjedhin prej këtij krimi, domethënë prej shitjes “de jure” të ARMO, të kishte bollëk eurosh në Familjen e tij, si dhe për të patur para të bollshme për fushatën elektorale për t’I fituar zgjedhjet e vitit 2009, siç i fitoi,  pasi kishim të bënim me një pasuri të rëndësishme kombëtare, e cila u përkiste gjithë shqiptarëve, të cilët kishin kontribuar, kishin sakrifikuar, kishin derdhur djersën e deri gjakun e tyre për të. ARMO ishte dhe duhet të mbesë si pasuria më e madhe kombëtare e shtetit, si monopol i saj, prej të cilës duhet të përfitojnë të ardhura gjithë shqiptarët dhe jo vetëm Sali Berisha dhe pjestarët e grupit të tij të strukturuar kriminale.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O jam thene: 04/05/2023 13:37

    Berisha te ripet i gjalle me brisk.

    Përgjigju
  • Qamushi Tamushi: 04/05/2023 12:37

    Si ka mundësi me gjith kto krime, vjedhje, vrasje që ka bër qeni bastard maloku kriminel hajdut Sali Bajga bredh i lir ? ? ? Po kur do i vihen prangat kti bastardi malok apo Albanistan hesapi.

    Përgjigju
  • e drejta: 04/05/2023 11:50

    PO KUR DO TE ARRESTOHET FAMILJA N O N G R A T A NUK DIHET E....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?