Janë 81 kategori punonjësish të shtetit shqiptar, të cilët kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, një privilegj tjetër diplomatik ky, që e gëzojnë një rreth i ngushtë njerëzisht pranë funksionarëve të lartë. Kategoritë e punonjëseve, të cilët kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi, pra me pasaportë jo të zakonshme, parashikohen në të njëjtin vendim që përcakton funksionarët dhe familjarët e tyre, të cilët mund të pashijen me pasaporta diplomatike. Bëhet fjalë për vendim Nr. 335, datë 2.9.1997, i nënshkruar nga ish-kryeministri Fatos Nano, por i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009. Po ku konsiston privilegji i pasaportës së shërbimit në raport me pasaportat e zakonshme? Personat që pajisen me pasaportë shërbimi mund të hyjnë pa viza në ato vende ku qytetarëve të tjerë shqiptarë u duhet të pajisen me vizë.
Kategoritë
Vendimi parashikon që përpos gjyqtarëve, prokurorëve dhe drejtorëve kryesorë, kanë të drejtë të pajisjen me pasaporta shërbimi fotografi i presidentit bashkë me fotografin dhe kameramanin e kryeministrit. Po sipas këtij vendimi, për të cilin ministri i Jashtëm në Detyrë, Genc Cakaj, ka pohuar se do t’i kërkojë qeverisë që ta ndryshojnë, mund të pashijen me pasaporta shërbimi shoferët e krerëve më të lartë shtetit, por edhe shoferët e ministrave, Avokatit të Popullit, krerëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, guvernatorit të BSH, kreut të SHISH, kreu të KLSH etj. Gjithashtu, këtë privilegjet diplomatik e kanë edhe sekretarët e përgjithshëm të Avokaturës së Shtetit, FSHF-së dhe prefekturave, sekretarët e Akademisë së Shkencave, këshilltarët e ministrave, punonjësit administrativë e teknikë në Ministrinë e Jashtme dhe ambasada, shefat e sektorit të jashtëm të partive të përfaqësuara në Kuvend etj. Me pasaporta shërbimi mund të pasjen edhe shefat e kabineteve, kryetarët e bashkive, komisionerët e Avokatit të Popullit dhe shumica e administratës së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Dorëzimi i pasaportave
Ashtu si për pasaportat diplomatike, vendimi nr. 335 parashikon që pas përfundimit të detyrës, pasaportat e shërbimit duhet të depozitohen pranë drejtorive të personelit të ministrive dhe institucioneve. Në rast se mbajtësi i pasaportës së shërbimit shkarkohet nga detyra, largohet nga puna apo emërohet në një detyrë tjetër, ai është i detyruar të dorëzojë pasaportën diplomatike ose të shërbimit. Ndërkaq, në rast mosdorëzimi të pasaportës diplomatike ose të shërbimit, Drejtoria Juridike e Konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme njofton të gjitha përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar. Drejtoria Juridike e Konsullore, gjithashtu, njofton për sa edhe Ministrinë e Brendshme, e cila urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të kësaj pasaporte, si dhe bllokimin e pasaportës.
81 kategori
81 kategori punonjësish të shtetit shqiptar kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, një privilegj tjetër diplomatik ky, që e gëzojnë një rreth i ngushtë njerëzisht pranë funksionarëve të lartë.
Dorëzimi
Ashtu si për pasaportat diplomatike, vendimi nr. 335 parashikon që pas përfundimit të detyrës, pasaportat e shërbimit duhet të depozitohen pranë drejtorive të personelit të ministrive dhe institucioneve
Punonjësit që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi
Fotografi i presidentit
Fotografi i kryeministrit
Kameramani i kryeministrit
Shoferët e Presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave, kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit Gjykatës Kushtetuese, kryeprokurorit, Guvernatorit të BSH, kreut të SHISH, kreu të KLSH, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave
Nënkryetarët e KLSH
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH
Zëvendësprokurorët e përgjithshëm
Prefektët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave
Drejtorët e departamenteve pranë Qeverisë
Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar
Drejtori dhe nëndrejtori i ATSH
Drejtori dhe nëndrejtori i RTSH
Drejtorët e bankave shtetërore
Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit
Drejtori i Drejtorisë së Doganave
Drejtori i Qendrës së Nxitjes së Investimeve të Huaja
Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komiteteve dhe drejtorët e drejtorive të përgjithshme dhe të drejtorive e agjencive të tjera në varësi të Këshillit të Ministrave
Drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri
Nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave
Këshilltarët e ministrave
Korrespondentët e përhershëm të shtypit shtetëror
Rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve
Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit
Nënkryetarët, sekretarët e përgjithshëm dhe shefat e sektorit të jashtëm të partive të përfaqësuara në Kuvend
Kryetarët e komuniteteve fetare
Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm
Komandanti i Gardës së Republikës
Punonjësit administrativë e teknikë të MPJ
Drejtori, kryeredaktori dhe shefi i sektorit me jashtë të gazetave të përditshme të karakterit informativ e politiko-shoqëror, me tirazh mbi 5000 kopje
Kryetari i Komitetit Olimpik
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së
Trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll
Nënkryetarët dhe drejtorët e SHIK-ut
Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë
Drejtorët e drejtorive në Presidencë
Drejtorët e drejtorive në Gjykatën Kushtetuese
Drejtorët e drejtorive në Prokurorinë e përgjithshme
Kryetari i Institutit të Integrimit të të përndjekurve politikë
Punonjësit e sektorit të marrëdhënieve me jashtë të Kuvendit;
Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH;
Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio
Dy gazetarë dhe dy kameramanë në TVSH;
Komisionerët e Avokatit të Popullit
Shefi i Kabinetit në Avokatin e Popullit
Këshilltarët e Avokatit të Popullit
Drejtori i Përgjithshëm i institucionit të Avokatit të Popullit
Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Avokatin e Popullit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kredive
Drejtori i Drejtorisë së Përafrimit të legjislacionit me atë të BE
Nënkryetarët e Këshillit Kombëtar të Punës
Kryesia e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Kryetarët e dhomave të avokatisë në rrethe
Sekretari i Përgjithshëm i Avokaturës së Shtetit
Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në KQZ
Kryetarët e këshillave të qarqeve
Kryetari dhe zëvendëskryetari i ERE
Kryetari i Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit
Avokati i Prokurimeve
Inspektorët e KLD (KLGJ)
Kryetarët e bashkive
Drejtuesit e prokurorive të apelit
Gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë
Titullari i institucioneve qendrore, në varësi të qeverisë
Nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman
Zëvendëspresidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë;
Zëvendëskryepeshkopi dhe sekretari i përgjithshëm i Kishës Ortodokse
Zëvendëskryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane
Inspektor i ILDKP
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun i ILDKP
Këshilltari për marrëdhëniet me jashtë në i ILDKP
Ndihmës inspektor i ILDKP
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun i ILDKP
Sekretar i Përgjithshëm i ILDKP
Drejtor i kabinetit i ILDKP
Kryetari i AMF
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet
Këshilltarët e komisionerit për të dhënat personale
Drejtorët e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale
Kryetar i zyrës vendore në Avokaturën e Shtetit
Juristët pranë zyrës së përfaqësimit në gjykatat e huaja
Do te thote: TE GJITHE!!!
Përgjigju