Politikë

Privilegjet e ‘çmendura’ të kontrollorëve të ‘stresuar’, 3 paga shtesë, punojnë 17 ditë në muaj, rroga sa e Presidentit, kontrolle mjekësore falas, por duan 60 mijë USD në vit 

8 Prill 2021, 16:03| Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:20

  • Share

Punojnë vetëm 17 ditë në muaj, duke marrë një pagë 2.4 mijë USD në muaj nga 4.5 mijë USD që merrnin para pandemisë, por janë aq të ‘stresuar’ sa që kanë deklaruar paaftësinë për punë. Detaje të reja zbardhen mbi privilegjet dhe komoditetin e grupit të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, të cilët braktisën detyrën, në shkelje flagrante të ligjit, duke prodhuar kaos dhe pezullim të flurimeve në Rinas. Shqiptarja.com mëson se 65 kontrollorët që protestojnë, punojnë vetëm 200 ditë në vit, ndërsa paga e tyre aktualisht është sa rroga e Presidentit. 

Por, nuk mbaron këtu. Kontrollorët marrin 15 paga në vit, pasi pjesë e privilegjeve janë tre paga shtesë, që do të thotë se në kohën para pandemisë, një kontrollor merrte rreth 13 mijë USD në fund të vitit bonus. Një qytetar i zakonshëm duhet të punojë tre vite për të arritur bonusin e një kontrollori të ‘stresuar’ në Rinas. Ndërkaq, në kuadër të privilegjeve, çdo kontrollor që ëshë pjesë e Albcontol, përfiton dy kontrolle mjekësore falas në vit, bashkë me anëtarët e familjes. Madje Albcontol është kritikuar në media pasi vetëm për kontrollet mjekësore të stafit, brenda një viti, ka shpenzuar 400 mijë USD. 

Kontrollorët, të cilët protestojnë nën dirigjimin e opozitës për të marrë 60 mijë USD në vit, bashkë me pagat shtesë, punojnë gjithashtu në zyra luksoze, me pajisjet më të fundit bashkëkohore si dhe u garantohet transport komod, ndërsa vetëm për sigurimin e tyre në rast aksidenti në punë, janë paguar 100 mijë USD në vit. 

Albcontrol është një ndërmarrje 100 shtetërore, pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare. Ndërmarrja u krijuar në vitin 1992 me emrin ANTA. Nga viti 2004 deri më sot, administratorë të Albcontrol kanë qenë Besnik Leskaj, Arben Xhiku, Petrit Sulja, Lilika Radovicka, Ferdinand Shehu, Belinda Balluku dhe aktualisht Mina Kusta. Administratorët emërohen nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Vetë anëtarët emërohen nga ministrja. Këshilli Mbikëqyrës është organi që përcakton politikat dhe menaxhon Albcontrol, bashkë me administratorin. 

Lista e kontrollorëve dhe pagat e tyre 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 09/04/2021 23:19

    Shoqeria Albcontrol duhet te mbaje pergjegjesi ligjore per nxjerrjen e te dhenave personale te punonjesve, madje edhe t'i demshperbleje ata per shkeljen e privatesise. Mungese totale e etikes nga gazeta qe i publikon dhe insitucione ne gjume qe bejne gjasme sikur perafrojne ligjet me BE. Per me teper, per cfare akuzohen? Qe marrin nje page dinjitoze per punen e tyre? Kur do pushoni se beri llogarite e tjetrit dhe te gjykoni si e bejne jeten njerezit? Akte antikombetare jane ato qe ndalojne punonjesit se kerkuari te drejtat e tyre.

    Përgjigju
  • Tomka: 09/04/2021 06:26

    O zoti Tiku, a i verifikoni dot keto emrat qe nxjerr Berisha, jane apo jo ne listpagesa? LISTA “VIP” E PUNONJËSVE TË ALBKONTROLL. Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi Redi Fino, djali i Bashkim Finos Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci Blerta Tusha, bashkëshortja  e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit Ermal Pëllumbi, kunati i Endri Fugës (Drejtor i Informacionit ne Kryeministri) Rene Baraj – nipi i deputetit të PS, Besnik Baraj Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Ramës

    Përgjigju
    • Maja: 09/04/2021 16:30

      Nuk jane kontrolloret keta qe ke permendur. Keta jane ata qe marrin rrogen nga puna qe bejne kontrolloret. Pra kontrolloret dhe administrata. Keta qe ke ti ne liste jane administrata. Edhe po mos te vene ne pune e marrin rrogen keta. AMA kur kontrolloret kerkojne te drejten e tyre behet nami. Aq popull I mbrapsht jemi. Dalja e rroges se tyre neper media dhe lexuar nga ministria Balluku bruto dhe ne USd duhet tju hape syte se sa mbrapa bote jemi.

  • Lufta: 08/04/2021 22:18

    I coj likja per lesh keto gomar likja nuk din ku eshte vete se Amerika ja ka prere kostumin

    Përgjigju
  • NXIRINI EDHE LIDHJET FAMILIARE: 08/04/2021 21:24

    ⛔ NXIRENINTE PLOTË LISTEN... Pasi ne nje media tjeter isgin edhe: i biri i Bashkim Finos, Motra e Majlinda Bregut, vellai edhe nipi i Fatmit Xhafaj, Nusja e djalit e Nora Malaj, LSI... Femijet e disa Krye Bashkiakësh...

    Përgjigju
  • Bajoneta: 08/04/2021 20:02

    Nje pyetje per komentusin me emrin "Simo" Po ai qe nis autobuzin o shoku.si i bie

    Përgjigju
  • Patrioti: 08/04/2021 19:14

    Veprimi i kontrolloreve eshte antikombetar. Ke gjithe te drejten e botes te mos e duash Edi Ramen apo qeverine, por nuk ke asnje te drejte te mos e duash Shqiperine. Per asnje arsye nuk duhej ndalur krejtesisht dhe pa paralajmerim trafiku i fluturimeve, aq me shume kur duhet te fluturojne avione sanitare me njerez apo vaksina. Shqiperia eshte mikepritese e stervitjes me te madhe te NATO-s ne Europe dhe kjo eshte siguri kombetare. ANTA eshte nje strumbullar i madh korrupsioni, ku jane te perfshire edhe vete kontrolloret, por kjo nuk ju jep asnje te drejte te lene qytetaret e gjore pa udhetuar me bileta ne dore. Ata kontrollore jane rekrutuar jo mbi ndonje vlere intelektuale, por mbi bazen e njohjeve dhe lidhjeve me qeveritarin e kohes qe ka administruar ALB Controll (ish-ANTA). Te ikin nga puna dhe pak e kane.

    Përgjigju
    • nana: 08/04/2021 21:55

      pushkatim tradhtarve ...si guxojn te kerkojn te drejtat e tyre

  • Linda: 08/04/2021 19:12

    E cuditshme eshte qe 90% e mbiemrave jane te politikes ose posteve te rendesishem te qeverisjes nder vite.

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/04/2021 19:03

    Politika ju futi ne pune... dhe prap nga politika po mbeteni pa pune. Kshu eshte kur monopolizohet tregu...ska konkurrence te lire, ketyre i eshte dukur vetja te pa zevendsueshem.

    Përgjigju
    • Lindi: 09/04/2021 16:09

      O Altin keta jane ata qe marrin pagen kot Duke ndejtur, pa ardh ne pune mundesisht. Keta nuk jane kontrolloret qe kerkojne me shume te drejte pagen sic e kishin nga kontrata kolektive. Keshtu qe futi nje gote uje e te te kaloje fasulja.

  • cuku: 08/04/2021 18:51

    fjalet e shumta jane fukarallek,kontrolloret duhet te zbatojne ato qe i futen ato ne detyre,ose do te bllokojne fluturimet ose i pushojne nga puna ,ato qe i kane vene aty,mund te jene edhe kercenuar me jete,ashtu do vepronte cdo njeri nese punon aty qe nuk e ke merituar ate vend por se je simpatizant partie e merr vendin e punes vetem e vetem te zbatosh rregullat qe do partia

    Përgjigju
  • Tiku: 08/04/2021 18:07

    Po ca jane kto palaçolliqe, sabotojne punen se qekan te stresum dhe nga stresi tepert me aq dite pune ne muaj shkon e bllokon fluturimet. Po meqe kto paskan stres dhe ankesa do i propozoja te vijne dhe te relaksohen me patrullat e pergjithshme ose me ato shqiponja ku rroga eshte sa 1/4 e ktyre halabakve dhe ku pergjegjsia eshte kryesore. Si efektiv rendi sinqerisht mvjen jo me i vu prangat, po me i lidh mas makines ene me i terheq zvarre nga i pari te i fundit kto legena njerez tpacipe. Nqs do flasim per stres atehere ne tparet dhe mjeket te dytet i bjen qe duhet me i vu drrynin si policise ashtu dhe spitaleve, se llogjika ktyne aty te çon. Veprimet e ktyne cenojne sigurine publike dhe kufinjt ajrore te Republikes dhe gjoja me minimale qe mund ti bohet ktyre eshte burgosja e menjehershme, se shyqyr zotit sjemi as ne mesjete dhe as ne Iran ku nket moment tashi do ishin var nlitar kto njerez tpapergjegjshem.

    Përgjigju
  • Simo: 08/04/2021 17:51

    Ti gazetar para se të dalësh me artikull duhet të verifikosh se sa paguhet ky profesion kudo në botë. Po të kërkosh, do të vësh re se pagat mesatare janë sa të Albcontrolit. Po ashtu, po të kërkosh pak do gjesh kjo konsiderohet nga punët me stres më të lartë, sepse kërkon përqendrimin total përgjatë gjithë orarit të punës. Edhe rëndësia e saj është e veçantë, sepse ka përditë në dorë me qindra jetë njerëzish, prandaj është e mirëpaguar kudo nëpër botë.

    Përgjigju
    • doktori: 08/04/2021 19:35

      sipas kesaj llogjike mjeket duhet ta kene pagen me te larte por .....

    • LORA: 08/04/2021 19:25

      Qenke bandit i aero-kontrolloreve ,ti Simo.

    • El Capo: 08/04/2021 19:04

      Spo thote njeri qe eshte pune e lehte dhe pa pergjegjesi te madhe. Paga para pandemise eshte plotesisht e justifikuar duke pasur parasysh veshtiresine e punes. Por edhe paga e reduktuar pas pandemise eshte mese e justifikuar. Cfare pune kane pasur keto gjate pandemise? Cfare stresi kane patur ne krahasim me kur aeroporti ishte me kapacitet te plote? Nuk eshte e justifikuar mosdalja ne pune. Kjo eshte thjesht levizje e fundit e disa personave qe kane hyre ne ate pune me parti dhe e dine se do dalin nga ajo pune ashtu sic hyne.

    • Alb: 08/04/2021 18:37

      Po pra duhet dhe te verifikoj qe per shkak te pandemis dhe numrit te pakt te fluturimeve ne gjith boten jan ber shkurtesa pagash per kete profesion dhe ne shumicen e vendeve paguen me numer fluturimesh.

  • Piloti: 08/04/2021 17:35

    Ja ...robt legenave....te rrine ti bejne fresk likes e shpellarit tani e te shohim sa do i djegi

    Përgjigju
  • Usa: 08/04/2021 17:29

    I perjashtoni nga puna te gjithe! I fusni ne burg! Le te rrine pa pune qe ta kuptoj me Se shumica e fshqiptareve meszi perballojne jetten duke Punuar fort dhe nuk arrijne as per nje vit te marrin 4500 dolllare! Keta i marrin per 15 dite! Do isha shume i lumtur ti shihja pa pune keta mosmirenjohes dhe qe Nuk e duan vendin e tyre Shqiperine! Plehra!

    Përgjigju
    • Vilson: 08/04/2021 18:55

      Po pse ne vendet e tjera sa paguhen controlloret airor ( 200 mi lek 300) minimalja e nje controllore esht e pakta 1500€ deri ne 4500€ mos the mo teper! Po e boni te cuditce qe marin na 4500 dollar, secili ka te dretat e veta te boj GREV!

    • Vilson!: 08/04/2021 18:55

      Po pse ne vendet e tjera sa paguhen controlloret airor ( 200 mi lek 300) minimalja e nje controllore esht e pakta 1500€ deri ne 4500€ mos the mo teper! Po e boni te cuditce qe marin na 4500 dollar, secili ka te dretat e veta te boj GREV!

  • gjin bue shpata: 08/04/2021 16:56

    nxjerrja e te dhenave personale ne kete menyre eshte e pa te drejte z.gazetar pavaresisht per cfare akuzohen sot punonjesit.

    Përgjigju
    • Maja: 09/04/2021 16:17

      Keli,je nje kokrra e injoranti qe ben sikur di. Nuk paguhen nga buxheti shtetit Keli joooo as rrogat e tyre dhe as trajniket e tyre. Me taksat e tua do paguash becchetin tere jeten ti, une dhe femijet tane. Si ka mundesi ky vrer she nuk hapni syte se ca behet. Apo syte mbyll dhe ec dele te shajme keta qe qe na mbajne te sigurt ne ajer. E te gjithe duhet te mesojne se kemi te drejte per te kerkuar te drejtat tone kur na cenohen more Keli

    • Tirona: 08/04/2021 17:58

      Ata jane njerez publik tani dhe njerzve publik iu numerohen edhe breket , iu numerohen edhe grate qe flejne me dashnoret kur kto nuk ndodhen ne shtepi

    • Koli: 08/04/2021 17:51

      Po pse mor legen eshte e padrejte. Kriminelvw i nxjerin dhe kushurinjte e fis e farafis pa lidhje. Te gjithe njesoj

    • Keli: 08/04/2021 17:50

      Paguhen me taksat tona, me biletat qe blejme ne, ndaj ne kete rast interesi publik prevalon mbi te dhenat personale. Nese duan te ruajne te dhenat personale, te shkojne ne privat.

  • Populli: 08/04/2021 16:39

    Ca lene parlamentin ca kullen e rojes. populli i shkrete i pergjigjet lepe peqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?