Prizren /80-vjeçarja dhe nusja gatuajnë flinë 2 metra

6 Nëntor 2023, 16:58| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 18:01

  • Share

PRIZREN- Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, gratë e familjes Hodaj kanë gatuar flinë më të madhe që është parë ndonjëherë në trevat shqiptare, me një diametër prej dy metrash.

Edhe pse në moshën 80-vjeçare, Shahe Hodaj dhe nusja e djalit të saj kanë thyer çdo rekord të këtij gatimi tradicional të veriut të Shqipërisë dhe Kosovës.

"Si kjo fli nuk kemi patur më para, vështirë nuk është u bë kollaj"  tha Rabie Hodaj.

-Me mundin e të gjithëve dhe vjehrrës time, bëmë një fli gjigante. Jemi mësuar të bejmë nga 3-4 fli por jo si kjo. Donim të bënim një Drekë ose darkë Lame Hasjane.  Më shumë se 50 kg miell, 8 kilogramë gjalp, si dhe dhjetra kokrra vezë ishin pjesë përbërëse e përgatitjes për këtë fli. Nuk do të jetë e fundit kjo fli"

Realizimi i kësaj sfide ishte i vështirë pa ndihmën e një saçi të posaçëm, i ndërtuar nga mjeshtri Ramadan Totaj.

Pas gatimit, flija është transportuar me një mjet të veçantë në shtëpinë e Kulturës së qytetit të Prizrenit, ku edhe është konsumuar në aktivitetin e Darkës së Lamës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?