Avdulla Sope nga Zhuri i Prizrenit ka vizatuar një murale në tunelin e autostradës “Ibrahim Rugova” me flamujt e shteteve mike të Kosovës.
Një mënyrë krejt e veçante në përkujtim të 25 -vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s. Sope është me profesion murator, por pasionin për vizatim thotë se e ka që nga fëmijëria.
Avdullai Sope ka qenë pjesëtar i UÇK dhe koston për muralen e ka mbuluar me shpenzimet e tij.
Komento