Qyteti i vjetër i Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit merr një pamje mahnitëse ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është me ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.
Qytetarë të pakët mund të hasen në rrugë, sepse një pjesë e madhe e tyre janë agjërues. Megjithatë është një vend në të cilën mblidhen të gjithë agjëruesit e Ramazanit; Furrat e bukës në të cilat serviren pitajkat simbol i muajit të shenjtë.
Pa këtë produkt, Ramazani nuk mund të imagjinohet, ndaj përgatitet vetëm gjatë këtij muaji. Kjo është një traditë e lashtë e qytetit të Prizrenit.
Furrtari Shënoll Kushtandili po bën përgatitjet e fundit pasi po afrohet ora 18:00, kur klientët nisin të blejnë pitajkat ose sjellin vezë shtesë, gjizë, djathë.
E përgatitur në mënyrë natyrale dhe me aromë të këndshme, kjo traditë e pitajkave është bërë pjesë e pandashme e iftareve të çdo prizrenasi.
Në fund të ditës, rrugët e zbrazëta të qytetit mbushen me automjete dhe njerëz të cilët shpejtojnë që t’i çojnë pitajkat në tryezat e familjeve të tyre.
Ezani i thirrur nga imamët e dhjetëra xhamive, shënon përfundimin e agjërimit dhe fillimin e iftarit.