Projektligj për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara, bizneset që i tregtojnë do iu sekuestrohet malli

11 Dhjetor 2023, 13:05| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 13:55

  • Share

Tregtimi i produkteve të falsifikuara, apo produkteve që janë imitim i markave kryesisht të shtrenjta do të ndalohet dhe dënohet me ligj.

Projektligj ‘Për Markat Tregtare’ i hedhur për konsultim Publik nga Ministria e Financave, përpos synimit të përafrimit të legjislacionit me BE, ka si qëllim të ndalojë tregtimin e produkteve të falsifikuara, dhe parashikon padi për falsifikatorët dhe bllokim të mallit që kanë nxjerrë në treg. Përshembull, nuk do të lejohet tregtim i veshjeve që janë imitim i firmave me emër, dhe jo vetëm.

Në relacion thuhet se në tregun vendas ka presona të ndryshëm që po dëmtojnë konkurrencën dhe cenojnë interesat e konsumatorëve, duke tregtuar imitime të markave.

“Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve”, thuhet në relacion.

Në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve që abuzojnë, si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar.

“Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.

Në rastet kur gjykata vendos në favor të markave, kërkohet edhe dëmshpërblim i tyre nga abuzuesi. Konkretisht në nenin 134 të këtij projektligji është parashikuar edhe dëmshpërblimi i pronarëve të markave nga shkelësit, dhe dëmi do të përllogaritet duke marrë në konsideratë, dëmin efektiv dhe atë real, fitimin e munguar të pagës së dëmtuar për shkak të përfitimit të padrejtë të shkelësit, si dhe vlerësohet edhe dëmi moral, cenimi i emrit apo dëmi reputacional tregtar.

“Me kërkesë të palë së dëmtuar, gjykata urdhëron shkelësin që është përfshirë në veprimtari shkelëse të paguajë shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e shkeljes së të drejtave të markës tregtare. Në përllogaritjen e masës së shpërblimit të dëmit, gjykata mban parasysh çdo dëm efektiv dhe real, duke përfshirë fitimin e munguar të palës së dëmtuar, çdo përfitim të padrejtë të realizuar nga shkelësi dhe, sipas rastit, dëmin moral që i është shaktuar palës së dëmtuar nga shkelja, cënimi i emrit dhe reputacionit tregtar, etj”, thuhet në nenin 134 të projektligjit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 12/12/2023 08:42

    Urojme te aprovohet e zbatohet sa me shpejt ky projektligj se jena ba turp i botes. Ku ka me keq se ne Tirane tan dyqanet i ke me produkte fallco ku jane tue i shit per origjinale. Shkon te Concord Center Shaban Hurdha bashke me Feliks Hurdha djalin e vet e kane mbushur krejt me atlete fallco nga Kina e tu shit pa fatur e jane tu thane qe janw origjinale. Shkon te qendra tjeter EMERALD CENTER ke Artur Danaj tu shit canta e portofola, kepuce sportive e atlete te markave me te shtrenjta te gjitha fallco. Jane tu thane qe jane origjinale. Po ku ka origjinale nga kina por cka asht me e cuditshme si jane tu e i kalue ne Dogane te Tiranes edhe te Durresit. Uroj ta zbatojne kete ligj sa me shpejt se asht mbushur tane Shqiperia me lloj lloj produkte duke kopjuar Brandet e medhaja.

    Përgjigju
    • bledi: 13/12/2023 14:30

      pse jena bo turpi botes mer daj? Leji spiunlliqet se qeke ne prej veriut e gjasme ju jeni te beses. Katunarit po i dhimbsen markat e medhaja te modes. ik e daj se dje ke zbrit ne Tirone me nallonet me balt. Si fillim meso te ecesh ne asfalt me pas fol per gjona te tjera.

    • Ana: 12/12/2023 11:47

      Po ti kush je ! Meqe permend emrat e ktyre Qe punojne me drejtesi pa ja fut tjerve .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?