Pr.ligji/ Bankat zero tarifë llogarive të shtresave në nevojë, drejtori i mbikëqyrjes në BSH: Do të lejohen vetëm në lekë

12 Dhjetor 2023, 20:11| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 20:25

  • Share

Për të ulur sa më shumë përdorimin e parasë CASH për pagesat, pavarësisht nivelit të të ardhurave dhe në përmbushje të kërkesës së BE, qeveria shqiptare ka hartuar një ligj të posaçëm për “Llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Në asistencë me ekspertët e Bankës Botërore drafti kërkon që bankat të ofrojnë shërbime me tarifa zero për hapjen dhe përdorimin e llogarive bankare për kategoritë e qytetarëve që përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike apo pensionistët.

 “Kemi qëllim të krijojmë kushte për mosdiskriminimin e konsumatorëve, të detyrojmë bankat të mos refuzojnë hapjen e një llogarie bazike veç rasteve të pastrimit të parave, evazionit fiskal apo financimit të terrorizmit”, tha Adela Xhemali, Zv.ministre e Financave.

Drejtori i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla garantoi se të gjitha llogaritë do jenë në sitën dhe ato do të lejohen vetëm në monedhën lekë.

 “Sigurisht kemi menduar që llogaritë që do të hapen, do t’u nënshtrohen kontrolleve për parandalimin e veprimtarive si pastrimi i parave apo evazioni fiskal. Duhet theksuar se llogaritë do të hapen vetëm në monedhën Lekë, jo në monedha të huaja”, u shpreh Deralla.

Ky draft u miruata nga Komisioni për Çështjet Evropiane. Po ashtu edhe dritë jeshile iu dha edhe Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”.

 “Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë, që do përfshijë zgjatimin e rrjetit të transportit transeuropian dhe përfshirjen e korridorit të 8-të hekurudhor në të, nga Porti i Durrësit deri në Maqedoninë e Veriut. Shqipëria do të përfshihet në rrjetin transeuropian të transportit edhe në fushën e hekurudhave dhe do mund të tërheqë investime të mëdha për realizimin e këtij projekti”, u shpreh Enkelejda Muçaj, zv.ministre e MIE.

Deputeti Etjen Xhafaj informoi komisionin se në Maqedoninë fqinje kanë nisur investimet për projektin dhe ky i fundit është përfshirë edhe në buxhetin e vitit 2024 atje.  

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?