Politikë

Pr/ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim! Qeveria ngre akademi për të formësuar të rinj

4 Qershor, 15:18| Përditesimi: 4 Qershor, 22:53

  • Share

Brenda një viti, të gjithë diplomatët që shërbejnë për Shqipërinë anembanë botës ose në Ministrinë e Jashtme, duhet të kalojnë në provim. Ata duhet të përballojnë testin nëse duan ta ruajnë vendin e punës e këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë një karrierë të gjatë dhe grada në shërbimin e jashtëm.

Një ligj krejt i ri për diplomacinë është depozituar nga qeveria në Kuvend dhe pret miratimin nga deputetët.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor”, thuhet në projektligj.

Në relacionin që shoqëron projektligjin nuk thuhet asnjë fjalë për testimin dhe nuk jepet asnjë garanci për diplomatët që ndër vite, përmes testimit kanë fituar grada në shërbimin e jashtëm. Po ashtu, një mekanizëm i tillë, vë në pikëpyetje dhe vlerësimet periodike të cilave u nënshtrohen të gjithë diplomatët.

Projektligji nuk synon të përafrojë ndonjë normë  të BE-së, por sipas relacionit, do të përmirësojë situatën pasi ligji aktual është i vjetër, hartuar 25 vjet më parë.

“Kjo iniciativë e re ligjore do të ofrojë një shërbim të jashtëm modern, efikas, i cili do të duhet t’u përgjigjet detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta  dhe nga programet e qeverive. Periudha gati dhjetëvjeçare që nga miratimi i ligjit në fuqi ka bërë të domosdoshëm rishikimin edhe të këtij akti me synim për ta përshtatur me sfidat e reja, me të cilat përballet politika e jashtme e shtetit shqiptar”, citohet në projektligj.

Risia e nismës ligjore është dhe krijimi i Akademisë Diplomatike ku do të formësohen diplomatët e rinj. Shtetit do të paguajë çdo vit rreth 350 mijë euro për funksionimin e kësaj shkolle. Këtu përfshihen pagesat për bordin drejtues të Akademisë Diplomatike, ekspertë për formimin fillestar të diplomatëve të rinj, trajnime dhe kërkime.  

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?