Pr/ligji për Akademinë e Shkencave, Beqir Meta: Fuga t'i përfshijë në statut sugjerimet

30 Mars 2018, 12:43| Përditesimi: 30 Mars 2018, 13:19

  • Share

Është prezantuar projektligji “Për akademinë e Shkencave të republikës së Shqipërisë” i përgatitur nga grupi i punës pranë Ministrisë së Arsimit që synon reformimin e këtij institucioni. Zë kundër i këtij drafti ishte akademiku Artan Fuga, i cili e konsideron këtë projektligj një model të dështuar. Një nga anëtarët e grupit të punës pranë ministrisë, akademiku Beqir Meta në një intervistë për Report Tv shprehet se sugjerimet e tij, Fuga mund t’i pasqyrojë në statutin për Akademinë e Shkencave, që është edhe më i rëndësishëm se projektligji për këtë institucion. 

“Nuk mund të thuhet që s’ka qenë transparente. Nëse mund të bëhet, mund të bëhet edhe diçka më tepër, ndoshta. Por mendimet e prof.Fugës, ne i kemi pasur të qarta. Unë i kam lexuar dhe i kam mbajtur në evidencë. Profesor Fuga është anëtar i komisionit që do merret me reformën e Akademisë, duhet patjetër që gjithë këto gjëra që janë arritur të materializohen më tej në statut dhe të ecim përpara”. 

Beqir Meta, anëtar i grupit të punës pranë Ministrisë së Arsimit për reformimin e Akademisë së Shkencave

Akademiku Meta shprehet se Ministria e Arsimit nuk ka ndërhyrë në punën e tyre dhe se zgjedhja e tyre për të bërë pjesë të përgatitjes së draftit akademike për reformimin e këtij institucioni, ka qenë e zgjuar. 

“Ministria e Arsimit nuk ka paraqitur ndonjë opsion apo ndonjë ide të saj lidhur me organizimin e Akademisë apo me funksionimin e ligjit, por ka krijuar këtë grup. Mendoj që ka qenë mençuria e saj dhe serioziteti që ka krijuar një grup me akademikë dhe ka pritur një produkt nga ky grup, pa pasur ndonjë ndërhyrje mesa di unë”

Beqir Meta 

 

Meta u shpreh se projektligji do të sjellë efekt shumë pozitiv, pasi për të janë konsultuar edhe me ekspertët e Akademisë Gjermane dhe Amerikane. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?