TIRANE- Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji shpreh shqetësimin për pr/ligjin për shëndetin riprodhues që ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë për konsultim publik.
Në një deklaratë për media, Gjergji thotë se pr/ligji është hartuar në fshehtësi në klinika private dhe për interes të tyre, duke i hapur rrugë monopolit të shëndetit riprodhues.
“I hartuar me fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike e natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolit të shëndetit riprodhues që nesër ministria e Shëndetësisë të përcaktojë e licencojë ekspertët e fushës së riprodhimit të asistuar me kritere alla shqiptare duke shkatërruar përfundimisht shërbimet e shëndetit seksual dhe të riprodhimit të asistuar”
Gjergji u ndal dhe në një tjetër detaj tek nënat surrogate.
Ligji ka parashikuar që ky akt të realizohet përmes marrëveshjes me shkrim ndërmjet palëve, 'hapësirë ligjore abuzive' e quan Gjergji, pasi ky akt në vendet e Europës ku njihet realizohet përmes një vendimi gjykate të çëshjtes civile. Ndërsa në shtete si Franca, Gjermania dhe Italia e kanë të ndaluar
“Marrëveshja e pakontrolluar do ti hapte rrugë një abuzimi masiv e një skllavërie moderne e do ta shndërronte Shqipërinë në një laborator të madh kriminal” nënvizoi ajo.
Tjetër detaj që vërteton faktin se pr/ligji është shkruar me nxitim dhe pas saj fshihen 'interesa klienteliste' është fakti se drafti është shkruar me gabime, dhe fjali të shtuara
Ky pr/ligj I hartuar skutave të klinikave private në konflikt të plotë interesi, shkatërron përfundimisht shërbimin e shëndetit seksual dhe atij riprodhues. Në vend që të hartojmë politika që mbështesin jetën, të rinjtë gruan, qeveria ndërmerr një nismë që shkon në të kundër të interesit të shoqërisë dhe favorizuar klientelën e radhës që shohin këtu një mundësi të madhe për biznes” nënvizon Gjergji.