Bumi turistik i 2023 s`u pasqyrua me të ardhura në buxhet! Evazioni në turizëm, 28 mijë struktura të paçertifikuara

12 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 18:50

  • Share

Informaliteti në turizëm është tepër i lartë, dhe përfitimi i buxhetit të shtetit nga fluksi i madh i turistëve në Shqipëri, ka rezultuar i ulët.

Zv ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello e ftuar sot në emisionin ‘Përballje’ në Report TV tha se janë gati 28 mijë struktura të paçertifikuara andaj nevoja për të ndërhyrë në treg është e madhe.

‘ Sivjet ishte një boom turistik, që do të thotë që realiteti turistik shqiptar është shumë herë më ndryshe. Shifrat e larta që këtë vit ishit deri në fund shtatori ishin 8.3 mln turistë.   Duke patur parasysh këto dinamika pozitive, kjo diktonte reagimin institucional.

Nga të dhënat e AIR Bnb dhe Booking, janë gati 28 mijë struktura që janë të paçertifikuara. Që do të thotë se nevoja e këtij pr ligji për  tregun është shumë e nevojshme. Futja në ligj do të thotë që t'i fut në rrugën e normalizimit. Tregu e ka shumë të rëndësishme.’- tha Bello.

Eksperti Dilaveri u shpreh se ndonëse po merren këto masa sërish infiormaliteti do të vijojë.

‘Nëse 8.3 milionë turistë i përkthejmë në netë qëndrimi të deklaruara del që çdo turist ka fjetur gjysmë dite në hotel. Nuk na ka rritur deklarimi sepse informaliteti vijon. Ne nuk e deklarojmë sepse pastaj kemi tatim fitimin për të paguar. Ai 6% dikur ishte i parakohshëm.’- tha Dilaveri.

Për të luftuar evazionin janë propozuar ndryshime në ligjin për turizmin, duke synuar që nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

"Në 2022, 47% e strukturave kanë qenë të paçertifikuara" tha Bello.

Ndërsa sa i takon çmimeve të referencës për hotelet, ekspertët janë skeptikë.

‘Ne nuk e dimë a do jetë çmim i njëjtë nga maji në korrik dhe përveç kësaj kur nuk kemi arritur që me 6% të mos i bindim, që të paguajnë detyrimet që i kanë shtetit, si do t bindim kur i vendosim çmime reference? Dhe nga kjo pikëpamje mendoj se nuk do japë rezultat.’- tha Dilaveri.

Deri në fund të muajit shtator në vend kanë hyrë 8.3 milionë turistë. Për shkak të bumit turistik sipas EUROSTAT, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për numrin e lartë të fluturimeve përgjatë sezonit veror, me një rritje prej 27.8% krahasuar me vjet.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?