Pr/ligji/ Përjashtohen nga taksa e pasurisë hotelet/resortet me 4 - 5 yje, pronat fetare dhe ato me kryefamiljar me pension pleqërie e invaliditeti

14 Gusht 2023, 11:10| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 12:24

  • Share

Proktligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i cili ka dalë për konsultim publik përcakton edhe pasuritë e paluajtshme që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Në p/ligj përcaktohet që do të përjashtohen nga taksa e pasurisë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit, strukturat akomoduese, “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, ashtu sikundër dhe njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike.

Po ashtu, përjashtohen edhe njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë, banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale dhe njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

Përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk do të zbatohet për pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë dhe parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

Në këto raste, pasuritë e paluajtshme do të klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 15/08/2023 06:49

    Konsultimi publik per ligjin e tatimit mbi banesat ? Me ke ? Me tarafet e parelijve ? Pse hotelet me 4 dhe 5 yje mis te tatohen ,kur dihet potenciali i larte i tyre per te paguar?Pse zonat rezidenciale mos te tatohen? Ky ligj nuk eshte per te mbrojtur popullin po shtresen e pasanikeve te bere nga politika.Del Ballyku ne kuvend dhe pa ju dridhur qerpiku thite se tunelin e llogarase e ka kerkuar investitiri strategjik megjithse taksapaguesit shqiptar pra populli do te paguajne 150 milion euro per ndertimin e tij.Qeveria Rama pwrfaqson Partine socialiste por e tille nuk eshte por e djathte e thekur qe popullin e ka lene ne harrese Tajsa duhet te jete per shtepite e dyta e te treta dhe pjo per te oaren.Nuk ka ngelur buxheti per kete takse por te luftoje kontrabanden dhe informalitetin ku mblidhen 26 - 27% e GDP . Shqiperia keshtu do te varferohet dhe PS do humbas mbeshtetjen e madhe qe kishte . Rama nuk eshte socialist por qeverise nen ombrellen e PS me program qe vet e pranoi nuk ka lidhje me PS

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2023 03:47

    Eshte paturpesi qe ne te njejten fjali perjashtohet nga taksat kryefamiljari me pension,ose invalid e me ndihme ekonomike dhe ai gangoja qe parate e krimit qe arrin t'i kaloje ne kufi te fshehura e te padeklaruara i pastron ne hotele me 5-yje e kulla betoni.Gjithashtu kjo eshte shpjegimi i te ashtuquajturve /investitore strategjike/,ndertoni ne hotele e rezorte dhe ne do ju perjashtojme nga taksat. Pak eshte qe ky pro/ligj eshte vene ne konsultim,duhej vene ne referendum!

    Përgjigju
  • Llesh: 14/08/2023 19:07

    Me ke do konsultohet ky? Se varfanjaket qe jane 85% e shqiptareve nuk do pyeten. Turp qe duan te marrin cdo gje nga ata qe numerojne qindarkat dhe i lene mafjozet e biznesit te mos japin asnje kacidhe.

    Përgjigju
  • Genti: 14/08/2023 15:46

    Po pse duhet te perjashtohen hotelet? Pse nuk oerhashtohet shtepia e vetme e njerezve? Turp

    Përgjigju
  • Peshku madh e ha te voglin: 14/08/2023 14:00

    Me pak fjal Qeveri e Majte !!! Nuk ua heq mubdesin te kontribojn edhe fukarenjt te medhenjte bejn kulla me taksa zero keta Qe nuk bejn dote japin nga pak Nga shpirti Qe i ka Ngel !!!!! Biznesi Ndertimit dhe turizmit po marin gjith lekun dhe po bejn pastrim leku envazion keta Tatojn te mbaruarit Rrofte Qeverie Oligarkve krimit edhe Qytetarve te huaj Qe po plazhojn shqiptaret edhe Ata Qe kane Ngel Ne drejtim te Paditur

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 14/08/2023 13:32

    Te hetohet mjekja ne shkoder Dhurata uruci me rroge 2 milion lek ne muj mja ka hek kempin djalit se me lyp lek . Mjekja akuzohet per Korrupsion dhe shperdorim detyre mosdeklarim pasurie nga prokuroria e shkodres dhe vazhdon punen si mjeke zoti kryeminister . Te hetohet

    Përgjigju
  • Meri: 14/08/2023 13:31

    Si nuk i'u vjen turp....,të varfërve i'a kan lidhur litarin në fyt,kurse të pasurit i ndihmojnë të pasurohen më shumë.Qeverri kriminele.......

    Përgjigju
  • fshati: 14/08/2023 13:08

    Po bisnesin tim qe shet pese kuintale groshe ne senet, a do ta perjashtoni nga taksat? Po bisneset e bamresise qe merren me perkujdesjen e qenve te rruges?

    Përgjigju
  • Adami: 14/08/2023 13:08

    U perjashtolkan ata qe fitojn më shum, Ata miqt e Rames

    Përgjigju
  • tefiku: 14/08/2023 12:56

    Me siguri dhe kryeministri ka resort dhe hotele me 4-5 yje,qe i perjashton nga taksa.Te gjitha qeverite kane qene dhe jane banda hajdutesh.

    Përgjigju
  • Bledi.BR: 14/08/2023 12:56

    Une them te përjashtohen edhe deputetet dhe ministrat nga taksat, biles edhe dashnoret e grave te tyre

    Përgjigju
  • Hajdar tafa: 14/08/2023 12:14

    Fff.... dmth te paguajne vetem bisneset e vogla... hajde ..mendesi hajde... hotelet me 5 yje dhe resorte qe kane cmime sa 2 rroga /nata apo sa 1 veshke per m² perjashtohen nga pagesat une qe kam nje byrektore qe shes byreqe me gjiz (30 cope ne dite ) do paguaj

    Përgjigju
    • Tafuti: 14/08/2023 17:21

      Ramushi

  • Qytetari: 14/08/2023 12:10

    Po pse duhet nje taks tjeter? Pse? Apo duhet rritur buxheti qe te kane me shume para per te menaxhuar dardhangrenesit dhe elefantngrenesi?!

    Përgjigju
  • Faik: 14/08/2023 12:09

    NUK do PAGUAJNÈ TAKSA AS Hotelet me 4 ose 5 YJE !!!! Ahahahahahahah té "RROJÈ" Edvini dhe PS KORRUPSIONI tani , qè me kété LIGJ NUK quhet mè PARTI e MAJTÉ , por Parti HAJDUTÉSH dhe SUPER e DJATHTÈ !!! Ku je O Erjon Braçe tani ??????? Dil dhe na thuaj se kush e UDHÉHEQ partiné socialiste ?????? Dil O Braçe DitéZiu , sepse SHQIPÈRINÉ e mori LUMI !!!!! SHQIPÈRIA njé vend , PA MINIMUM JETIK , dhe kèta KANIBALÉ PUSHT-etarè , NUK TAKSOJNÉ SHTRESÉN e PASUR dhe HOTELET me 5 YJE , O Braçe DITÉ ZIU ???!!!!!!! PS + PD + LESHELI HAJDUTÉRI + PR + PDBNJ + PDIU + Nisma Thurje e KRIMIT dhe HAJDUTÉRISÉ + Adriatik Lapaj LLAPAQÉNI = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE

    Përgjigju
  • Vetem Perpara: 14/08/2023 11:48

    Dmth partia socialiste qe rri ne pushtet me program social ja fut popullit te varfer dhe ua lepin oligarkeve. BRAVO MRETI

    Përgjigju
    • Jaufuti: 14/08/2023 17:23

      Ramushi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?