Politikë

Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës

17 Shkurt, 12:10| Përditesimi: 18 Shkurt, 00:36

  • Share

TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në respektim të vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi foli për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

A është pro të shkrijë SPAK?

'Që të jemi të sinqertë. Po të them se duhet shkrirë SPAK do thonë për problemet e veta. Çdo instrument ligjore që kemi votuar, momenti që kthehet në vegël shantazhimi, linçimi e ka kryer misionin e saj. Sa i përket çështjes, SPAK nuk u krijuar për luftë politikë. Por për strukturat kriminale dhe terrorizmit. I mbani mend dikur trafikimin e terroristëve. Trafikantë të rrezikshëm. Instrumente i OFL u krijua për shantazhimin e grupeve kriminale që të ishin në funksion të qeverisjes. Mbani mend si u përdor trupi diplomatik që u përdorën për grupet e minoritetit. Lëvizjet në SHBA japin një shans të ri, jo vetëm politikës por edhe drejtësisë',  tha Kryemadhi për gazetarët jashtë SPAK

Ndërsa për arrestimin e Veliajt, Kryemadhi mendon se u bë për të balancuar goditjet që po i bëheshin opozitës. 

'Edhe arrestimi i Veliajt erdhi për të balancuar lëvizjet e SPAK që e kemi dhe me anën tjetër. jam nga ata që nuk kam frikë as të votoj pro dhe as kundër. SPAK është përballë një sfidë. Rasati i Veliajt është minoren në krahasim me dherat, inceneratorët. Dhe shumë raste të tjera. Për të mos vazhduar me historinë e naftës, grupeve kriminale në portin e Durrësit', theksoi Kryemadhi.

A do të angazhohet në zgjedhjet e 11 majit?

'Do jem reshtuar në opozitë, jo si kandidate. Do krijonte nervozizëm. Do të jem në çdo media dhe debat për opozitën. Edhe me argumenta, edhe duke u përfshirë jo në publik. Por votat e mia do i orientoj drejt kandidatëve të opozitës.'

Kryemadhi tha se ka kërkuar nga SPAK të njihet me 34 fashikujt e dosjes për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. 

Për të njëjtat akuza po hetohet dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me të cilin janë në proces divorci. Meta ndodhet i arrestuar në paraburgim prej tetorit 2024.

Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 17/02/2025 13:06

    DOREZO VILAT,,SHTEPITE,,,MAKINAT,,,,PARATE QE I KE VJEDHUR POPULLIT,,TI MOJ NDYRESIRE E DIBRES....MALOKE E QELBUR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?