Pas pak javësh, kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi. Shumica e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në shtator, kur do të nisë punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 maj.
Në fund të këtij 4 vjeçari, rezulton se pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.
Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit.
38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara nga Report TV, konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.
Mes iniciativa të opozitës bien në sy ato për dekriminalizimin, Kodin Zgjedhor, ndarjen territoriale apo minimumin jetik.
Gjithsesi, punët e pakryera nga Kuvendi nuk përfshijnë vetëm projektligjet e firmosura nga opozita.
23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.
Kur ishte kryetare Kuvendi, Lindita Nikolla në vitin 2022, depozitoi me bujë një projektligj për të parandaluar dhunën në familje. Por edhe pse ajo ishte drejtuese e Parlamenti, iniciativa, kurrë nuk u shqyrtua.
Ka edhe nga ato raste, kur projektligji ka kaluar të gjitha fazat në komisionet parlamentare dhe nuk është kaluar për votë finale në seancë plenare. E tillë është iniciativa e Eduard Ndrecës për të shpallur 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare.
Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.
Projektligje të PD-së të pamiratuara
1. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Agron Duka 4.10.2021
2. “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë” Bujar Leskaj 8.2.2022
3. “Për funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” Edmond Spaho 2.3.2022
4. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” Ina Zhupa 11.5.2022
5. “Për Referendumet” Dashamir Shehi 2.6.2022
6. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”” Grup deputetësh të pakicës 30.6.2022
7. “Për kujtesën kolektive...” Deputetë të PD 4.8.2022
8. “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit publik” Deputetë të PD 28.9.2022
9. Projektligj “Për ndarjen administrativo- territoriale” Enkelejd Alibeaj 5.10.2022
10. "Për ndarjen administrativo-territoriale" PD 25.10.2022
11. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Greta Bardeli 2.11.2022
12. “Kodi zgjedhor” Fatmir Mediu 8.11.2022
13. “Për funksionimin e Komisioneve Hetimore” Jorida Tabaku 9.12.2022
14. “Për nëpunësin civil” Enkelejd Alibeaj 20.1.2023
15. “Për ndarjen administrativo – territoriale” Greta Bardeli 19.4.2023
16. “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” Bujar Leskaj 6.6.2023
17. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Bujar Leskaj 6.6.2023
18. “Për minimumin jetik” Grup deputetësh PD 7.6.2023
19. “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” Lulzim Basha 6.11.2023
20. “Kodi Zgjedhor " Enkelejd Alibeaj 15.11.2023
21. “Kodi Zgjedhor” Grup deputetësh, PD 11.12.2023
22. “Kodi Penal” Lulzim Basha 18.12.2023
23. “Për buxhetin e vitit 2024” Lulzim Basha 22.1.2024
24. "Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore " Arbi Agalliu 29.1.2024
25. “Për Sigurimet Shoqërore” Gazment Bardhi 12.3.2024
26. “Kodi Zgjedhor” Agron Duka 24.4.2024
27. "Kodi i Pr. Penale” Lulzim Basha 25.4.2024
28. “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Lulzim Basha 25.4.2024
29. "Statusi i deputetit” Monika Kryemadhi 3.6.2024
30. “Për tatimin mbi të ardhurat” Gazment Bardhi, Jorida Tabaku 19.9.2024
31. “Për Partitë Politike” Monika Kryemadhi 3.10.2024
32. “Për investimet e huaja” Jorida Tabaku 15.10.2024
33. “Për statusin e minatorit” Grup deputetësh PD 29.10.2024
34. “Për mbrojtjen e konsumatorëve” Jorida Tabaku 7.1.2025
35. “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” Jorida Tabaku 7.1.2025
36. “Kodi i Punës” Lefter Gështenja 19.3.2025
37. "Për gjendjen civile" Grup deputetësh PD, 21.1.2025
38. “Kushtetuta” Grup deputetësh të pakicës 20.10.2021
Projektligje të PS-së të pamiratuara
39. "Për paditë kolektive" Klotilda Bushka 8.10.2021
40. “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik” Ismet Beqiraj 13.10.2021
41. “Për urdhërin profesional të inxhinierëve” Luljeta Bozo 1.4.2022
42. “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” Taulant Balla, Klotilda Bushka
43. 29.07.2022
44. “Për identifikimin e pronarëve përfitues” Një grup deputetësh 7.10.2022
45. “Për garantimin e pastërtisë së figurës..” 14.10.2022
46. “Dekriminalizimi” Grup deputetësh PS 21.10.2022
47. “Për partitë politike” PS 21.10.2022
48. “Për disa masa ndaj dhunës në familje” Lindita Nikolla 9.12.2022
49. "Për festat zyrtare e ditët përkujtimore " Eduard Ndreca 6.2.2023
50. “Kodi Penal” Erion Braçe, Etilda Gjonaj 5.4.2024
51. “Për dekriminalizimin” Petro Koçi 3.5.2024
52. “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” Blerina Gjylameti 14.5.2024
53. “Për Akcizën” Ismet Beqiraj 18.7.2024
54. “Për trajtimin e të dënuarve” Nasip Naço 23.12.2024
55. “Për gjykatat administrative” Klotilda Bushka 27.12.2024
56. “Për organet e sistemit të drejtësisë” Klotilda Bushka 31.12.2024
57. “Kodi i Pr. Penale” Klotilda Bushka 31.12.2024
58. “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” Klotilda Bushka 31.12.2024
59. “Kodi i Pr. Civile” Klotilda Bushka 31.12.2024
60. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Erion Braçe 17.01.2025
61. “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” Një grup deputetësh PS 24.2.2025

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Projekt kalendari i punimeve të Kuvendit 29 maj - 18 qershor 2025
K.T./r.k./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?
-
Fiton Shqipëria
58.7%
-
Fiton Serbia
16%
-
Barazim
25.4%
Vota total: 213