Ndërtimi i një teatri të ri ka gjetur mbështetje jo vetëm nga komuniteti i aktorëve dhe regjisorëve brenda vendit, por edhe në trevat e tjera shqiptare.
Artistet maqedonas Qendrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar Vladimir Kasaj, i janë bashkuar peticionit pro Teatrit te Ri. Peticioni i bëhet thirrje politikës të qëndrojë larg kësaj çështjeje dhe përsërit edhe njëherë vullnetin e artisteve pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
Dhjetëra aktorë dhe regjisorë, mes të cilëve Robert Ndrenika, Luftar Paja, Spiro Duni, Andon Qesari etj, e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër/ Lexo.al
Nuk mesuam nje here , qe te bejme gjerat pa konflikte .Kjo mendoj se vjen nga mungesa e te spjeguarit te projektit. Politikane duhet te spjegojne anen politike ne se ka,projektuesi i dizajnit te spjegojne anen funksionale si e ka zgjidhe, artistet te bejne verejtje e sygjerime ne se kane dhe ta krahasojne me ate qe kane dhe te marrin vendime.Kryeministri apo kryebashkiaku te spjegojne menyre e financimit. Te mos lodhen duke shpjeguar kure vertet duan te bejne nje gje te mire.Perfshirja e politikes ne te tilla probleme vetem e ka perkeqsuar.
PërgjigjuPo
PërgjigjuPo
Përgjigju