Komisioni i Vettingut në Policinë e Shtetit do të rinisë ditën e martë të javës që vjen pas pezullimit për pak ditë për shkak të problemeve me sallat te pallati i kongreseve. "Janë pezulluar për shkak të problemeve me sallat te Pallati i Kongreseve, Komisioni e ka shtruar punën e vet. Policia të mos jetë e frikësuar, procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm, ata të mos shkëpusin luftën kundër krimit. 92 subjekte nga gradat e larta janë shortuar. Javën që vjen të martën të dalin në seancën përkatëse, të cilat na rezultuan se janë pezulluar për shkak të disa problemeve të ambienteve te Pallati i Kongreseve" tha Ermonela Felaj.
Lajmi kryesor: