TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një takim retreat me kryetarët e bashkive. Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi do të mbahet këtë javë, në një prej qyteteve bregdetare dhe në fokus do të jenë problematikat e pushtetit vendor dhe kryesisht ato të sezonit.
Takimi i Ramës me krerët e bashkive vjen në një kohë kur kryeministri ka paralajmëruar edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.
Për këtë çështje, Rama ka angazhuar edhe deputetët në terren të cilët duhet të evidentojnë problematikat dhe në rast se zaptuesit nuk do të reagojnë vetë, aksioni pritet të nisë nga autoritetet në mesin e muajit korrik, ku janë palaraljmëruar edhe gjoba e ndjekje penale.
Komente
