Në datat 2-4 Maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në Korfuz të Greqisë, ku emigrantët do të kenë mundësi të marrin dhe dorëzojnë zarfet zgjedhore.
Njoftimin e ka bërë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, teksa ka ndarë edhe oraret dhe adresat e pikave të shërbimit.
"Gjatë këtyre orareve, qytetarët mund të plotësojnë fletën e votimit në vend dhe ta dorëzojnë menjëherë te përfaqësuesi i DHL.", thotë Celibashi.
Kujtojmë që në Greqi ka pasur problematika të shumta me shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit. Edhe partitë politike, PD dhe PS, iu drejtuan KQZ për të ndërmarrë masa. Ndërkohë, sipas të dhënave të deritanishme të KQZ, nga Greqia janë kthyer 17,626 zarfe nga 68,380 të dërguara gjithsej.
"NJOFTIM ZYRTAR PËR VOTUESIT NË KORFUZ - GREQI
Ju njoftojmë se në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore.
Ju lutemi referojuni tabelës më poshtë për informacion të detajuar mbi:
adresat e pikave të shërbimit
oraret e operimit
zonat që mbulohen nga secila pikë
Gjatë këtyre orareve, qytetarët mund të plotësojnë fletën e votimit në vend dhe ta dorëzojnë menjëherë te përfaqësuesi i DHL.", njofton Celibashi.
Oraret dhe pikat postare të DHL si dhe zonat që mbulohen:
DHL – Dërgesa dhe marrje në Korfuz, 2–4 Maj 2025
Qyteti i Korfuzit
(Vendi: AB Vasilopoulos, parking – 1 km nga Rruga Kombëtare / EO Lefkimmis)
• E premte, 2 maj: 14:00 – 19:00
• E shtunë, 3 maj: 10:00 – 18:00
• E diel, 4 maj: Nuk ofrohet shërbim
Zonat e mbuluara: Qendra e qytetit, Kanali, Agia Eleni, Alepu, Agios Ioannis, Pelekas, Viro, Koumarades, Sinarades, Agios Prokopios, Kynopiastes, Agios Gordios, Perama, Triklino etj.
Korfuz Qendror
(Vendi: AB Vasilopoulos, parking – 6 km nga EO Korfuz–Paleokastritsa, Kontokali)
• E premte: Nuk ka shërbim
• E shtunë: 10:00 – 18:00
• E diel: Nuk ka shërbim
Zonat e mbuluara: Paleokastritsa, Gouvia, Kontokali, Limni, Ano Korakiana, Gardelades, Liapades, Dasia, Poulades etj.
Korfuz Verior
(Vendi: Zonë Roda – kryqëzimi drejt Karousades)
• E premte: Nuk ka shërbim
• E shtunë: 11:00 – 18:00
• E diel: 11:00 – 17:00
Zonat e mbuluara: E gjithë vijë bregdetare veriore: Kassiopi, Acharavi, Roda, Karousades, Nymfes, Episkepsi, Valanio, Peroulades, Agios Stefanos etj.
Korfuz Jugor
(Vendi: Zonë Benitses – hyrja nga Korfuz)
• E premte: 17:00 – 19:00
• E shtunë: Nuk ka shërbim
• E diel: Nuk ka shërbim
Zonat e mbuluara: Benitses, Lefkimi dhe zona të tjera të Korfuzit Jugor
Tabela e postuar nga kryekomisioneri Celibashi
Komente
