Klubi i Tiranës

Probleme financiare, Bashkia e Tiranës do të auditojë klubin bardheblu

3 Qershor 2018, 13:10| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 13:12

  • Share

Klubi i Tiranës do t’i nënshtrohet një auditi nga Bashkia e Tiranës, siç bën me dije e përditshmja “Panorama Sport”. Auditi ka të bëjë me vlerësimin  e situatës financiare, ligjore dhe fiskale të klubit bardhelu.

Dihet që Tirana ka pasur probleme në këtë aspekt dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, më saktë çfarë masash do të merren.

Klubi kryeqytetas ka një çështje të hapur me borxhet e vjetra, ku më emergjenti është ai i Gjergji Muzakës, që e kërcënon çdo ditë Tiranën, nëse nuk i përmbahet marrëveshjes.

Dy ditë më parë u zyrtarizua trajneri Ze Maria, ndërkohë që për përforcimin e skuadrës tani për tani mund të flitet vetëm për dëshira.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?