Aknet janë një problem për çdo moshë dhe mund të shfaqen kudo ku keni pore, përfshirë fytyrën, qafën apo shpinën.
Shpërthimet e akneve janë të zakonshme tek personat që kanë lëkurë të yndyrshme ose tek ata që marrin medikamente të caktuara apo produkte të cilat bllokojnë poret. Gjatë stinës së nxehtë një nga arsyet e shtimit të akneve në trup është edhe djersitja e tepërt.
Vishni rrobat e duhura
Ne çdo kohë, por sidomos gjatë vapës mundohuni të shmangni materialet që shkaktojnë kruarje ose janë shumë të shtrënguara dhe zgjidhni copa me fibra si pambuku. Kjo ndihmon që lëkura të jetë e butë dhe e ajrosur në çdo kohë dhe aknet e shkaktuara nga djersa, bakateret, yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës do të zhduken.
Lahuni shpesh
Lënia e djersës në lëkurë pas një shëtitje, vrapit apo gjatë ditëve të nxehta, mundëson një mjedis miqësor për aknet që të zhvillohen në trupin tuaj. Kështu mundohuni që të bëni dush sa më parë kur ndiheni të djersitur dhe me yndyrë të tepërt mbi lëkurë.
Hidratohuni
Lëkura e hidraton natyrisht veten e saj me sebum, pra yndyrë, por kur niveli i hidratimit në trupin tuaj është jashtë normales lëkura juaj mund të prodhojë yndyrë të tepërt për t’u vetë hidratuar. Kështu që hidratohuni çdo ditë duke konsumuar shumë ujë dhe duke përdorur kremra natyrale për trupin.
Pastroni telefonin
Telefoni juaj celular ka më shumë baktere nga sa mendoni. Edhe nëse nuk e mbani shumë afër fytyrës ju e prekni me dua të cilat më pas prekin fytyrën. Kështu përhapni në trup bakteret që shkaktojnë akne apo puçrra. Pastrojeni çdo ditë me një pastrues anti-bakterial të posaçëm.
Ndërroni shpesh këllëfin e jastëkut
Jastëku është një nga materialet që mbledh më shumë papastërti dhe ka shumë kontakt me fytyrën dhe pjesën e qafës. Gjatë natës aty mbesin qeliza te vdekura të lëkurës, yndyrë dhe djersë.
Kjo bën që poret të bllokohen dhe të shkaktojnë akne në fytyrë dhe qafë. Mundohuni ta ndërroni sa më shpesh këtë mbulesë, të paktën dy herë në javë dhe zgjidhni gjithnjë materiale pambuku ose mëndafshi.
Komente
