Italia ka pësuar dy goditje të papritura përpara ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Norvegjisë dhe Moldavisë, pasi Manuel Locatelli dhe Alessandro Buongiorno janë detyruar të braktisin grumbullimin për shkak dëmtimesh.
Mesfushori i Juventusit, Locatelli pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjes në qendrën sportive të Covercianos. Pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua një ndrydhje, duke bërë që lojtari të rikthehet te skuadra e tij për të nisur fazën e rikuperimit.
Ndërkohë mbrojtësi i Napolit, Buongiorno nuk ka mundur të rikuperohet në kohë nga një dëmtim muskulor i mëparshëm dhe është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi për të shmangur komplikime të mëtejshme.
Si pasojë trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të ftojë Luca Ranieri, mbrojtësin e Fiorentinës i cili do të bashkohet menjëherë me ekipin. Këto mungesa janë një shqetësim për stafin teknik, ndërsa Italia përgatitet për dy ndeshje vendimtare në rrugën drejt Botërorit 2026.
Kujtojmë se mungesë është edhe ajo e Francesco Acerbi, i cili refuzoi të bashkohej me ekipin.
Komente
