Shëndeti

Probleme me diabetin, zgjidhje efikase me çajin e kamomilit

25 Prill 2018, 22:21| Përditesimi: 25 Prill 2018, 22:28

  • Share

Çaji i kamomilit mund të parandalojë ose kontrollojë diabetin. Kjo pije bimore ndihmon për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak nëpërmjet efekteve të saj në tretjen e karbohidrateve, thotë profesori i asociuar Richard Blackburn, drejtues i Grupit Kërkimor të Materialeve të Qëndrueshme në Universitetin Leeds, në Angli.

Prof. Blackburn, në bashkëpunim edhe me disa shkencëtarë të tjerë, ka zbuluar se të njëjtët përbërës që i japin kësaj bime ngjyrën e verdhë ndihmojnë gjithashtu në tretjen dhe absorbimin e karbohidrateve. Ai mendon se këta përbërës mund të ekstraktohen dhe përdoren për qëllime mjekësore.

“Konsumimi i çajit të kamomilit mund të jetë i dobishëm në mbajtjen nën kontroll dhe parandalimin e diabetit”, thekson ai.

Rreth 90% e  të sëmurëve me diabet vuajnë nga diabeti i tipit 2 i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe shkakton pasoja të ndryshme deri tek paraliza.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?