Kronikë

Probleme me fiderat në Tiranë/ OSHEE: Këto janë zonat që mbetën pa energji elektrike

29 Dhjetor 2019, 17:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 17:09

  • Share

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë informacion në lidhje me shkëputjen e energjisë elektrike për disa orë sot në Tiranë

OSHEE bën me dije për klinetët se sot rreth orës 13:00 u bë stakimi i transformatorit nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV.

Pas një pune intensive në këtë zonë u bë e mundur rikthimi në punë i këtij transformatori duke furnizuar zonat që vuanin nga mungesa e energjisë elektrike. Por, krahas rregullimit të defektit të parë, ka edhe disa fidera të tjerë, që për momentin janë jashtë funksionit ndërsa OSHEE-ja po punon intensivisht për të rikthyer furnizimin me energji në këtë zona.

Njoftimi i OSHEE:

Tiranë – Njoftim!

Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE. Falë manovrimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.

Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë: Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”. OST dhe #OSHEE jane duke monitoruar me vemendje situaten në n/stacion

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?