Politikë

Probleme me furnizimin me ujë në njësinë 5 në Tiranë, Erion Braçe: Ka pasur një defekt, banorët që janë me depozita të bëjnë pastrimin e plotë të tyre

12 Prill, 08:26| Përditesimi: 12 Prill, 09:54

  • Share

Deputeti i PS Erion Braçe, ka ngritur një shqetësim të banorëve të njësisë 5 lidhur me furnizimin me ujë, i cili ka qenë jo i pastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ka pasur një defekt në tek stacioni i ujësjellësit, gjë e cila më pas është riparuar. Braçe thotë se banorët që janë me depozita duhet që të bëjnë pastrimin e plotë të tyre.

‘E di që kemi pasur problemin e madhe të furnizimit me ujë sot, e di që uji në gjithë zonën e njësisë numër 5 përfshirë komunën e Partisit lagjet e poshtme dhe Tiranën e re ka qenë thuajse me dhe. Ka qenë një defekt shumë i rëndë në dalje të nënstacionit apo tek stacioni tek lana bregasi. Furnizimi i pasdites pas eleminimit të defektit në tubacione ka qenë me ujë të pastër. Do duhet që banorët që janë me depozita të bëjnë pastrimin e plotë të depozitave dhe ata që janë pa depozita të mbajnë rubinetat hapur që të fillojë që të rrjedhë uji i pastër, kërkojmë ndjesë por janë probleme që ndodhin. Ujësjellësi e ka riparuar në kohë rekord defektin. Duhet që të pastrojmë depozitat ose të mbajmë rubinetat hapur për ata që marrin furnizimin drejtpërdrejt nga rrjeti’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Uji i ndotur në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë, çahet tubacioni i amortizuar, policia nis hetimet


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?