Probleme me lejen e ndërtimit/ Sekuestro pallatit 9 katësh me vlerë 1.5 mln euro te Shkëmbi i Kavajës! Në hetim ish-kryetari i komunës Rrashbull

13 Qershor 2020, 11:43| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 13:50

  • Share

DURRËS- Një pallat 9-katësh është vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme te Shkëmbi i Kavajës, për shkak se ka dyshime që leja e ndërtimit është marrë në shkelje me ligjin.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja. com se pallati 9-katësh kap vlerën me vlerë 1.5 milionë euro dhe administrator ëshë Jashar Arrëza, e ndërsa mësohet lidhur me këtë, është vënë në hetim ish-kryetari i komunës Rrashbull H. G., nën akuzën për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 

"Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia,  veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në  objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës", njofton policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 14/06/2020 17:59

    SHEMBENI kete ,,,nuk ka nevoje me golemi per pallate,,,ka dhe kollonat e holla ky pallat,,,,dhe nje termet tjeter dhe aty ne durres-golem mund te vdesin 5000 veta...

    Përgjigju
  • redi: 14/06/2020 14:14

    Ne Shqiperi ka ndodhur nje katastrofe urbane e pariparueshme dhe kesaj nuk ka shpetuar as Durresi , ku njolla e korrupsionit eshte kaq e madhe sa nuk riparohet dot.Pergjeghes nuk eshte vetem ish kryekmunari Gashi por te gjitha qeverite majtas dhe djathtas qe e betonzuan nje nga bregdetet me te bukura dhe me te gjelberuara ne Shqiperi . Ndertimet duhet te ishin mbi shinat e hekurudhes dhe poshte njesi sherbimi me ndertime te lehta dhe sidomos druri

    Përgjigju
  • Opinion: 13/06/2020 22:04

    ..Gjithe Rona e Plazhi ..poshte rruges ne Shkemb te Kavajes..,nuk duhet te kishte (te lejonte) ndertime Beton Armato...,por vetem ndertime te lehta (te cmontueshme)..,ne funksion te Turizmit(bar,restorante etj..Qeveria Qendrore duhet te marre ne dore Lejet ne Bregdet, Lejet e ndertimit nuk mund te jene ne directe nje Mini Komune apo Bashkie

    Përgjigju
  • Paradoksi: 13/06/2020 19:52

    Gjithe Shqiperia nen Flamurin Blu te Hajnave Injoranto-Fshatar-Provinciale,e shkaterruan e dhe perdhunuan tere Shqipnine..Ne'Shkemb te Kavajes nen Komunen Sukth RushBull...Skandaloze!

    Përgjigju
  • Lexues: 13/06/2020 16:14

    Po pse mor legena e lejoni te behet kaq dhe pastaj harxhoni nje hale me leke per ta prishur!!!

    Përgjigju
  • Shkomi Kavajes:Ma zut frymen: 13/06/2020 15:19

    Duhet te prishet qe ti leje hapsire rruges

    Përgjigju
    • A. N.: 13/06/2020 16:37

      Mos u cudit nqs devijojne rrugen ashtu sic bene per karburantin Kastrati.

    • Ilir Bajrami: 13/06/2020 16:10

      Te lumt

  • Kafsha: 13/06/2020 15:05

    Masakra te maskarenjve fshatarë qe për 30 vjet degjeneruan republiken. Pastroni vendin nga Konispoli në Vermosh! Detyrojini fshatarët te kthehen te pastrojne arat e tyre , kanalet kullues, brezaret etj. Jepuni ate qe ju takon, SHATËN DHE LOPATËN!

    Përgjigju
    • Coli: 13/06/2020 15:56

      Fiks. Une them qe po nuk u be tani, nuk do behet kurre. Kjo eshte alfa, nuk mund te flitet per zhvillim infrastrukture, po nuk u zhduken nga faqja dheut keto perbindsha.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?