Foto ilustruese

Probleme me pasurinë dhe aftësinë profesionale, KPA shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci

24 Nëntor 2020, 19:11| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 19:19

  • Share

Një tjetër gjyqtar ka ngecur në rrjetën e vettingut në drejtësi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Më 11 mars të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me deklarimin e pasurisë.

Trupa gjykuese ngriti dyshime për fshehjen e pasurisë për një apartament dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci.

Vetë kreu i gjykatës u mbrojt me argumentin se apartamentin e kishte kthyer mbrapsht dhe se nuk e njihte personin që deklaronte se i ka dhënë borxh.

KPK gjithashtu ka konstatuar gjatë hetimit aftësi “minimale” të gjyqtarit Seci në aspektin profesional.

Njoftimi i plotë i KPA-së

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 24/11/2020 21:20

    Lajm fort i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?