Probleme me pasurinë dhe kontakte me persona që i ka gjykuar! KPK shkarkon gjyqtaren Etleva Temo

12 Tetor 2020, 12:22| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 18:38

  • Share

TIRANË- Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Etleva Temo, gjyqtare e Apelit të Korçës. Temo kishte probleme me disa prej pasurive. Ndërkohë probleme u shfaqën edhe me konfliktin e interesit, pasi bashkëshorti ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese në të cilën u procedua Mimoza Margjekae akuzuar se mori 6000 euro ryshfet. 

 Për Etleva Temon, SPAK nuk ka arritur të siguroj prova nëse ka qenë ose jo e përfshirë në përfitime të kundraligjshme.

Temo është gjyqtare dhe në procesin ‘Shullazi’, e caktuar nga KLGj. Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetëm me një gjyqtare Olsi Xhavellin. Për momentin ka ngelur vetëm një gjyqtar, Olsi Xhavellën. Edhe ky i fundit ka qenë pjesë e trupës ku u procedua Margjeka.

Çështjet po shqyrtohem me gjyqtarë të komanduar nga KLGJ.

Etleva Temo sot para Vettingut

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poradeci: 12/10/2020 17:18

    E zune hakat e Liradinit. Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?