Prokurori Fatmir Lushi

Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, vettingu 'djeg' përfundimisht prokurorin e Fierit, Fatmir Lushi

8 Shtator 2020, 19:29| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 19:31

  • Share

Kolegji i Apelimit ka shkarkuar prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi. KPK kishte vendosur në 26 mars të 2019 shkarkimin e tij, por ky vendim nuk është pranuar nga Lushi duke e apeluar atë. Ditën e sotme ka folur edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke lënë në fuqi vendimin e KPK dhe shkarkimin e prokurorit Fatmir Lushi. KPK konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ.

Vendimi i KPA u morë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.” – thuhet në njoftim e KPA.

Fatmir Lushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009.

Në vitin 2009, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit.

Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit, detyrë të cilën e kryente deri para shkarkimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?