11 denoncime nga publiku/ Kandidatja për Kushtetuese në vetting

24 Qershor 2019, 15:58| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 16:36

  • Share

Vettingu kalon në sitë gjyqtaren e dytë kandidate për Kushtetuese nga e cila varet dhe përmbyllja e listës që Këshilli Emërimeve në Drejtësi do t'i kalojë Kuvendit.

Pa shoqërinë e një avokati mbrojtës, gjyqtarja Regleta Panajoti doli para trupës, ku rezultoi se s'kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.

Ndërsa ndaj gjyqtares së Tiranës e cila së bashku me Ilir Mustafaj, Anila Ristanin janë tre gjyqtarët që kandidojnë për Kushtetuese.

Për Panajotin në seancë trupa relatoi edhe 11 denoncime nga publiku por sipas tyre nuk ishin gjetur element për riçelje hetimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?