Problemet me pasurinë kanë çuar deri në shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Përveç pasurisë, për Qanën kishte edhe denoncime për çështjet që ka hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.
Prokurori i Tiranës rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.
Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.
Qana, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, dikur tek Krimet e rënda dhe më pas në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Në këtë prokurori ai ka mbajtur edhe postin zëvëndesdrejtuesit dy herë, dhe një herë postin e drejtuesit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga Vettingu.