Kronikë

Probleme me sistemin në doganën e Kapshticës, dhjetra automjete prej orësh në pritje (VIDEO)

11 Tetor 2018, 11:49| Përditesimi: 11 Tetor 2018, 12:15

  • Share

KAPSHTICË- Radhë të gjata janë regjistruar në pikën doganore të Kapshticës.

Ndryshe nga herët e tjera, ku pala greke nxjerr probleme, kësaj herë radha është shkaktuar në anën shqiptare, për shkak të një problemi me sistemin.

Në mënyrë që të vazhdojnë punën, aktualisht punonjësit e pikës kufitare kanë nisur punën me regjistra.

Si pasojë dhjetra automjete qëndrojnë në pritje prej disa orësh për të kaluar kufirin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?