Një defekt ka ndodhur në linjën e furnizimit DN 700 në Durrës dhe për pasojë mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Më shumë probleme do të kenë njësitë administrative Ishëm, Katund i Ri, Manëz dhe Sukth, si dhe një pjesë e qytetit të Durrësit, njofton Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Tubacioni DN 700 shërben për furnizimin me ujë të njësive administrative dhe një pjesë e qytetit Durrës nga vendburimi i Fushë Kuqes dhe për shkak të amortizimit të tij, ditën e djeshme ka pësuar disa çarje në segmente të ndryshme.
Puna për riparimin e tij ka nisur që ditën e djeshme.