Safet Gjici

Probleme me zemrën dhe diabetin, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

12 Nëntor, 16:14| Përditesimi: 12 Nëntor, 16:24

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar që pjesën e mbetur nga dënimi ta vuajë në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore. GJKKO ka vendosur një ditë më parë që ekspertë mjekoligjorë të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Gjicit.

Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Sipas avokatit Jançe, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua (Akma K).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 13/11/2024 00:35

    Sa gjynaf Safeti..i smur dhe e mbajn në burg..si ka mundsi sa shkojn në burg smuren t'gjith..ama në vidjo me atë xhorren në zyr,nuk mu duk i smur...????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?