Nuredin Dumani

Kronikë

Probleme me zemrën, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani 24 orë në QSUT! Pas kontrollit rikthehet në qeli

7 Shtator, 10:54| Përditesimi: 7 Shtator, 17:12

  • Share

I dërguar me urgjencën e QSUT-së një ditë më parë, në masa të forta sigurie, i penduari Nuredin Dumani la këtë pasdite ambientet spitalore pasi u shtrua në reanimacion dhe iu nënshtrua një kontrolli të plotë shëndetësor për 24 orë, përfshirë të gjitha analizat e nevojshme, për të kuptuar shkaqet e aritmisë së shkaktuar një ditë më parë.

Edhe ditën e sotme i penduari u ruajt me masa të forta policore, për shkak të statusit të tij. Ekipi mjekësor u kujdes të kalojë në lupë të gjitha detajet shëndetësore, përfshirë edhe dyshimet për helmime të mundshme, po ashtu të ndikuara prej rrëfimeve të shumta të tij që zbardhën me dhjetëra ngjarje kriminale. 

Gjithsesi, deri në këtë fazë nuk ka ndonjë indicie të tillë, ndërsa vetë Dumani më herët ka pranuar probleme kardiake prej vitesh. Në dëshmitë e tij në SPAK ai ka përmendur dy ndërhyrje në zemër, njërën prej të cilave jashtë vendit. Madje edhe është trajtuar me kemp për këto probleme.

Njëra prej ndërhyrjeve është realizuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe tjetra në vitin 2018 në spitalin Bordo të Francës, ku bashkëpunëtori i SPAK ka kryer transplantin e aortës.

“…Unë asnjëherë nuk kam qënë i punësuar, por i vetëpunësuar në tregtimin e fruta perimeve. Më pas pësova një aksident, ku u operova në zemër, thyeva dhe këmbën dhe e kisha të pamundur të punoja dhe hapa një dyqan për tregtimin e këpucëve të vjetra. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 kam punuar në ndërtim. Nga viti 2006 - 2007 kam punuar në Greqi si punonjës shezlongesh në plazh. Në vitin 2008 kam ardhur në Shqipëri, pasi një ditë para se të kthehesha unë erdhi në jetë djali im i parë. Pasi u ktheve në Shqipëri në vitin 2008, unë bashkë me babain tim fillova tregtimin e fruta perimeve. Fillimisht blemë një furgon mallrash “Mercedes Benz” 308, ngjyrë e bardhë, prodhim i viteve 1992-1994. Produktet e fruta perimeve i blenim në tregun e Divjakës dhe më pas i tregtonim me shumicë në tregun e fruta perimeve në Durrës. Këtë punë e bëra deri në vitin 2009, kur unë u aksidentova me këtë furgon. Aksidenti ndodhi në rrugën Çermë - Divjakë, pasi unë e kisha shitur mallin që kisha blerë dhe u nisa për të marrë furnizimin për ditën tjetër dhe rrugës u përplasa me një autobus. Mbaj mend që ka qenë kohë drekë dhe Verë. Në atë kohë nuk isha i pajisur me patentë, por po prisa ta merrja pasi isha në proces të përfundimit të kursit…

Pasi unë iu nënshktrova ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekzaminimeve mjekësore nga ky aksident, mjekët zbuluan se kisha probleme edhe me zemrën. Kjo pasi kisha bllokim dhe zgjerim të aortës. Për këtë i jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Tiranë nga doktori A. R. Pas operacionit të pare, fillova të trjatohesha me ilaçe sipas këshillës së mjekut, me të cilin pas çdo kontrolli 6 mujor konsultohesha me mjeken E.B. Për këtë unë jam trajtuar me kemp nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku për arsyen se isha në burg nuk munda të isha prezent në komisionin e vlerësimit…-ka treguar në rrëfimin e tij Nuredin Dumani.

Por pavërësisht ndërhyrjes dhe kurimit problemet me zemrën vijuan dhe në vitin 2018 kohë kur ai ndodhej në burgun e Bordosë të Francës.

"Në spitalin e Bordosë iu nënshtrova një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke më bërë transplant aorte…”- ka rëfyer  Dumani.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani njihet si një prej të penduarve më të rëndësishëm të drejtësisë, duke i cilësuar si ‘thesar’ i SPAK për goditjen e grupeve dhe organizatave kriminale në vend. Dumani u arrestua në mars të vitit 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin te kryqëzimi i Cërrikut.

Nuredin Dumani, vrasës me pagesë, është bërë i penduar i drejtësisë dhe u ka treguar hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës. Dumani  është arrestuar në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë'.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ntsms: 07/09/2025 14:28

    Ntsms ntsms ntsms se mori mqaf gjith dynjan ky pis

    Përgjigju
  • Dori: 07/09/2025 13:23

    Esht llogjike qe mafia po e eliminon

    Përgjigju
    • Amin: 07/09/2025 13:54

      Ishalla , me gjith ato krime qe ka ba ai se meriton te jetoj

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?