Prokurori Valentin Preçi

Probleme me kredinë e udhëtimet në SHBA, Itali e Turqi, ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Preçi! Deklaroi se fitoi 7 mijë euro në skedinë

24 Prill, 21:29| Përditesimi: 25 Prill, 01:33

  • Share

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkon Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Valentin Preçi,  prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

ONM vë në dukje disa probleme nga hetimi administrativ i pasurive të Preçit, si përfshirjen si burim financiar të vjehrrit vetëm gjatë hetimit të KPK-së, mungesën e provave sa i përket të shpenzimeve të jetesës së bashkëshortes në SHBA dhe dyshimeve për kontakte të papërshtatshme të pa deklaruara.

“Në dritën e këtyre çështjeve, një vlerësim i saktë i të gjithë elementëve të listuar më sipër do të sillte me gjasë shkarkimin e subjektit nga detyra”, thuhet në rekomandim që u bë publik nga Komisioneri Publik të mërkurën.

Sipas rekomandimit hetimi i KPK-së në rastin Preçi ka disa mangësi dhe nuk vlerësoi si duhet çështjet e ngritura duke e bërë vendimin të paqartë. “Nuk duket se mbështetet në provat e paraqitura. Devijon nga standardet tipike të KPK-së dhe nga principet dhe udhërrëfyesi i vendosur nga Kolegji i Apelimit”, thuhet në rekomandim sa i përket vendimit të Komisionit.

Rekomandimi bazohet kryesisht në rivlerësimin e kriterit të pasurisë. Vë në dukje se Preçi nuk solli prova të mjaftueshme për të rrëzuar barrën e provës. Sa i përket financimit të pagesave të një kredie nga vjehrri, ONM vë në dukje se KPK mori të mirëqenë pretendimet dhe përdori në mënyrë të gabuar si analogji rastin e pagimit të shpenzimeve të udhëtimit.

Sipas ONM-së në këtë rast Preçi do duhej ta kishte deklaruar këtë burim financimi dhe do duhej të provonte mundësitë financiare te vjehrrit për të mbuluar shpenzimet në fjalë.

“Subjekti nuk e kishte deklaruar asnjëherë më parë burimin e pagimit të kësteve të kredisë”, thuhet në rekomandim.

ONM përmend në rekomandim edhe shpenzimet e udhëtimeve turistike të tij dhe bashkëshortes në Itali, Turqi e SHBA dhe shpenzimet e jetesës së bashkëshortes së Preçit në SHBA. Për udhëtimet turistike në Turqi prokurori deklaroi se i kishte bërë me shpenzimet e familjarëve. 

Shpenzimet e udhëtimit (transporti dhe qëndrimi në SHBA)

Për sa i përket qëndrimit të personit të lidhur (bashkëshortes) të të vlerësuarit për një periudhë 4 mujore, nga * korrik 2009, deri në * nëntor 2009, në SHBA gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj, nuk jemi dakord me llogaritjen e shpenzimeve ditore në, vetëm 5 USD në ditë.

Mosmarrëveshja jonë nuk bazohet vetëm në periudhën e zgjatur që ajo ka qëndruar në shtëpinë e kushëririt të saj, por kryesisht në deklaratat e bëra nga subjekti i vlerësuar në ILDKPKI më 9 mars 2016.

Pyetja e bërë nga inspektori i ILDKPKI ishte kjo: “Sa herë keni qenë jashtë vendit? Sa shpesh ishte për punë dhe sa shpesh për udhëtime private? Sa kanë qenë shpenzimet për udhëtime private?'. Vlerësuesi ndër të tjera u përgjigj se:....Për qëllime private me sa mbaj mend kam qenë një herë në Itali me gruan time, kam qenë në USA rreth 10-11 herë dhe duke qenë se gruaja ime jetonte dhe punonte, shpenzimet mbuloheshin nga të ardhurat e mia dhe të gruas sime. Një herë isha në Turqi me gruan time për pushime, ku shpenzimet mbulohen nga të ardhurat e familjes.

I vlerësuari, në deklaratat e tij para HIDDACI, ka përshkruar qartë burimin e financimit të udhëtimeve private jashtë vendit, duke përfshirë jo vetëm transportin, por të gjitha shpenzimet e udhëtimit (transport dhe qëndrim).

Është evidente se në përgjigje të pyetësorëve gjatë hetimit administrativ të KPK-së, subjekti i vlerësimit ka ndryshuar deklaratat në lidhje me burimin e të ardhurave për shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit, të deklaruara në procesverbalin e ILDKPKI të datës 9 mars 2016. I vlerësuesi pretendon tani në ri- procesin e vlerësimit se në përgjigjet e tij përfshihen vetëm kostot e transportit, gjë që bie ndesh me shpjegimin e tij të mëparshëm para HIDDACI.', thuhet në raportin e ONM.

Për më tepër nuk është kryer asnjë hetim për shpenzimet mjekësore gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës së porsalindur në SHBA. Dihet gjerësisht se shpenzimet e lindjes në SHBA mund të jenë të konsiderueshme, mesatarisht rreth 10,000 USD, në varësi të faktit nëse bëhet fjalë për një lindje normale apo një seksion cezarian" thuhet në kërkesën e ONM duke shtuar se ndihma sociale që merrte gruaja e tij në SHBA ishte e vogël për të përballuar çmimet. 

ONM kërkon po ashtu rivlerësim sa i përket kriterit të figurës ndërsa vë në dukje se Preçi nuk kishte deklaruar si kontakte të papërshtatshme udhëtimet me vëllezërit Frroku në Kosovë dhe në Malin e Zi, pavarësisht se njëri prej tyre ishte përfshirë në krimin e organizuar.

“Sa i përket këtyre takimeve të rastit, është me rëndësi të shënohet se nuk pati një analizë të kontakteve dhe të historisë së tyre”, thotë ONM duke fajësuar KPK për hetim jo të plotë.

Vëzhguesit po ashtu i mëshojnë mënyrë se si janë cilësuar dhurimet që Preçi ka marrë dhe se si ato ndikojnë në profesionalizmin dhe etikën e tij profesionale.

Prokurori Preçi pretendon se një shumë prej 7461 eurosh e ka përfituar nga bastet sportive në ndeshjet e futbollit gjatë vitit 2010. Për më tepër thuhet se njëri prej tyre ishte pronari i kësaj kompanie bastesh.

'I vlerësuari pretendon se ka përfituar 7,451 euro nga bastet në ndeshjet e futbollit në vitin 2010. Komisioni arriti në përfundimin se shpjegimet e vlerësuesit ishin të besueshme dhe vendosi të përfshijë 4,000 euro si të ardhura, pasi ndau një pjesë të fitimit me vëllain e tij.

Pa u thelluar në specifikat e historisë dhe gjasat që i vlerësuari të vendosë vetëm një bast në jetën e tij dhe të fitojë të gjitha biletat, ne besojmë se vendimi i Komisionit për të njohur këto të ardhura mund të paraqesë sfida për zhvillimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimin e standardet e duhura.

Dëshmia e vetme e ofruar është një letër nga kompania e basteve që konfirmon se disa bileta me numër serial e kanë fituar kolektivisht këtë shumë. Prandaj, nuk ka asnjë provë që të mbështesë pohimin se ka qenë realisht subjekti i vlerësimit që ka përfituar nga kjo shumë. Ky qëndrim përputhet me vendimin e KA në rastin e * *, ku një përfundim i ngjashëm u arrit "duke qenë se biletat e lotarisë sportive nuk përmbanin ndonjë gjeneralitet nga të cilat mund të identifikohej fituesi, i vlerësuari nuk arriti të provonte rëndësinë dhe ligjshmërinë e të ardhurave të tilla”.', vijon më tej raporti.

Preçi u konfirmua në detyrë në janar të këtij viti, nga një trupë e përbëra nga nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar. Shuli dhe Komici vendosën në favor të konfirmimit, në mendim pakice Pine votoi për shkarkimin e tij.

[Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë]

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sabri: 26/04/2024 22:09

    Ky monstër është krye gjobëvënësi i prokurorisë! Duhet të zhduket nga aty sa më parë!

    Përgjigju
  • Mondi: 25/04/2024 13:10

    Po u pranuan si te ardhura dhuratat per gjyqtaret vetingu me mire te mos behet sepse gjyqtaret tane e quajne dhurate edhe parate qe u marrin njerezve.te ardhura te konsiderohen vetem rroga.mbi bazen e saj te vleresohen gjyqtaret. Vetem ketyre u dhurojne,bejne bingo e gjejne para rrugeve.boll me bufallalleqe se na hapet barkun

    Përgjigju
  • Andi: 25/04/2024 09:08

    Identik si ky ishte dhe rasti i dy prokurorëve të larguar, Artur Selmani dhe Luan Kaloçi, KPA e ka të konsoliduar praktikën, ky thjesht qendron KÇK. Është mirë që të jetë në Monitorim për punën qe bën dhe KPA ta nxjerrë sa më parë në gjykim.

    Përgjigju
  • aromake: 25/04/2024 07:43

    Ne Romen e lashte nje funksionar publik nese kishte prirje lojrash fati nuk lejohej te ushtronte detyren e tij jo me nje gjykates qe ishte teper e ndaluar dhe kjo mbi 2000 vjet me pare... keta tanet se kane as per turp ta pohojne dhe ti qendrojne fort...

    Përgjigju
  • Tori: 25/04/2024 06:52

    Turp prokurori kumarxhi! Shihni ç'farë mashtrusash janë! Prandaj drejtësia e plepave është vend numro në këtë vend.

    Përgjigju
  • Iniesta: 25/04/2024 03:55

    O Preç ça menie ke për sot?? Na jep naj neshje tkapim naj dor lek se ju të gjygjsorit keni qen mjeshtrra me llotot. Ti kape 7000 ai tjetrri 20 000 njonit i hudhën 70 000 te synetlliku çunit

    Përgjigju
  • www.travelas.com: 25/04/2024 00:41

    O hajduta. Mire qe i keni rrjep shqiptaret per te vene drejtesi por jeni dhe te babezit per leke akoma?

    Përgjigju
  • Xaxi: 24/04/2024 21:43

    Ky eshte super hajdut. I korruptuar dhe gjobvenes.

    Përgjigju
    • Anjeli: 26/04/2024 14:07

      Sakt e ke thon ky tipi prokurorit nuk mbyll asnj proces nen 5 mij euro ,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?