BALLSH - Trajneri i Laçit, Francesco Moriero u transportua në spital gjatë pushimit të ndeshjes Bylis - Laçi e cila po zhvillohej në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit.
Trajneri italian nuk u ndje mirë dhe u dërgua në spital, ku mori ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Ballshit. Ndërkohë sfida vijoi me zëvendësin e tij në stolin e kurbinasve.
Stafet mjekësore të dy skuadrave e panë të udhës që trajneri të dërgohej në spital për një kujdes më të specializuar, ndërsa nga raportimet e para gjendja nuk duket e rënduar dhe është stabile.
Endri Bacaj, ndihmëstrajneri i Laçit tha pas ndeshjes se trajneri është në gjendje të stabilizuar. “Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve", tha Bacaj.
Komente
