Rezultatet joreale në faqen e KQZ-së në Kosovë për shkak të problemeve teknike

Kosova & Rajoni

Probleme teknike në faqen e KQZ-së në Kosovë, shtrembërohen të gjitha rezultatet: Vetëvendosje del me 96% në Pejë (FOTOT)

9 Shkurt, 21:38| Përditesimi: 9 Shkurt, 21:51

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me probleme teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore, duke sjellë shifra të pazakonta në disa komuna të Kosovës.

Në komunën e Pejës, të dhënat e publikuara tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka grumbulluar 96.44% të votave, një përqindje jashtëzakonisht e lartë që ka ngritur dyshime mbi saktësinë e rezultateve. Po ashtu, në Podujevë, sipas sistemit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 80.49% të votave, një tjetër rezultat i pazakontë për këtë komunë.

Në nivel të përgjithshëm, sipas përditësimeve të fundit nga KQZ, VV-ja figuron me 55.77% të votave, ndërkohë që deri tani janë procesuar vetëm 23.65% e vendvotimeve.

Zyrtarët e KQZ-së ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e problemeve teknike dhe afatin e pritshëm për zgjidhjen e tyre. Pritet që në orët në vijim të bëhet një përditësim i saktë i rezultateve, ndërsa subjektet politike dhe qytetarët mbeten në pritje të qartësimit të situatës.

K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?