Salla ku grumbullohen dhe do numërohen votat e diasporës

Politikë

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë urgjente kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje! 1920 vota janë me defekte, 198 zarfe erdhën me rrugë të pavarura

8 Maj, 11:58| Përditesimi: 8 Maj, 12:17

  • Share

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, problematikat me votën e diasporës mbeten prezente, sidomos çështja e zarfave në Greqi.

1920 vota të ardhura deri më tani janë me “defekte”. Për këtë shifër KQZ ka informuar edhe PD-në, e cila i ka bërë kërkesë zyrtare për çështjen.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se 198 persona kanë gjetur rrugë të pavarura për të sjellë fletën e votimit në kohë.

“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar zarfe me dokumentacion zgjedhor, dorazi nga qytetarë, po ashtu dhe me postë tjetër”, informon KQZ.

Në lidhje me problemet me Greqinë, mësohet se KQZ i ka bërë kërkesë urgjente edhe kompanisë postare DHL.

Kërkohen sqarime për personelin e angazhuar me procesin, nëse i është lënë ndonjë pale të tretë dhe arsyet pse nëse është bërë, sa është numri i zgjedhësve që nuk u është dorëzuar zarfi apo nuk janë gjetur adresat, ose që nuk u është dorëzuar fare, sa është numri i zarfave të kthyer, apo i atyre që janë marrë dhe nuk janë kthyer.

Kërkesa e KQZ për DHL:

“Në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

1. Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?

2. A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?

3. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?

4. Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?

5. Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?

6. Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?

7. A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?

8. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.

9. Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritese të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?".

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?