Sport
Top 24

Problemet me pagat te Kamza, futbollistët: Kjo situatë ka ndikuar në skuadër, por në fund ia dalim

5 Shkurt 2019, 18:00| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 18:12

  • Share

Kamza renditet e fundit në Superligë dhe për momentin është kandidati potencial për të zbritur në kategorinë e parë. Faktori kryesor se përse klubi ndodhet në këtë situatë është çështje e pagave të futbollistëve të cilat ata nuk i marrim prej muajsh. Për këtë arsye në ndeshjen e fundit kundër Partizanit disa prej lojtarëve refuzuan të zbrisnin në fushë. Vetë futbollistët nuk e mohojnë diçka të tillë, por për Report Tv tregojnë se kanë marrë garanci nga presidenti.

“Presidenti na ka dhënë siguri dhe për këtë arsye jam akoma pjesë e Kamzës. Do vazhdoj të jem deri në fund këtu”. Ndërkohë Harallamb Qaqi, i afruar në merkaton e janarit nga Kukësi, për këtë situatë shprehet: “Është një problem që ka ndikuar te lojtarët. Gjithsesi presidenti më ka dhënë siguri që tani e mbrapa do të merren masat”. 

Përtej të gjithave futbollistët deklarojnë se në fund do ia dalin që Kamza të mos zbresë nga Superligë. “Jemi në vendin e fundit, por kjo nuk do të thotë se është shumë e vështirë për mbijetesën. Ka akoma shumë ndeshje dhe ne do ti marim një nga një që më pas t’u nxjerrim maksimumin”.

Kamza aktualisht renditet në vendin e 10 me 15 pikë, 1 më pak se Kastrioti i vendit të 9 dhe 5 më pak se Tirana, e cila mban edhe pozicionin e fundit që të siguron qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?