Ish-gjyqtari Arben Kostandini në KLP

Kronikë

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin e KLP, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë

22 Shtator, 16:12| Përditesimi: 22 Shtator, 16:19

  • Share

Kolegjit i Posaçëm i Apelimit, (KPA) këtë ka vendosur që të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Tiranës Arben Kostandini.

Trupe gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e 25 marsit të 2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës  Arben Kostandini.

Konstandini u shkarkua nga KLP, pasi kishte probleme me pasurinë, një nga tre shtyllat e Vettingut. KPA njofton se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 636, datë 15.03.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 636, datë 15.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tili: 22/09/2025 19:05

    Një më pak milioner hajdut në Drejtësi!

    Përgjigju
  • leo: 22/09/2025 17:32

    Hajdutët më të mëdhenj në këtë vend janë në drejtësi, e tmershme se çfar fundrina ka në këtë vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?