Carlos Tevez

Problemet në zemër, Carlos Tevez jep dorëheqjen nga roli i trajnerit

20 Maj, 16:31| Përditesimi: 20 Maj, 16:33

  • Share

ARGJENTINË - Independiente konfirmoi të dielën se Carlos Tevez nuk është më trajner i klubit.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se Carlos Tevez ka informuar presidentin e klubit, Nëstor Grindetti, në emër të Bordit, se ka marrë vendimin që të mos vazhdojë si trajner i skuadrës profesionale”, thuhet në një deklaratë të klubit Avellaneda.

Independiente theksoi “përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit teknik në dorëheqje, i cili mori me guxim rolin në një moment kompleks sportiv” dhe raportoi se Hugo Tocalli, koordinator i stërvitjeve, do të drejtojë ekipin në mënyrë të përkohshme.

Tevez e mori drejtimin e Independientes në gusht 2023 dhe gjatë kësaj periudhë ka arritur 14 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje. Tevez pati një problem shëndetësor muajin e kaluar, gjë që e bëri atë të dërgohej me urgjencë në spitalin lokal për shkak të shqetësimeve në zemër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?