Tirana

Problemet nga shirat/ Nis pastrimi i Lanës në zonat informale

21 Gusht 2019, 10:55| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 11:04

  • Share

Ndonëse jemi në stinën e verës dhe temperaturat në kryeqytet vijojnë të jenë të larta, Bashkia e Tiranës merr masa për stinën e vjeshtës dhe të dimrit, duke nisur me pastrimin e shtratit të lumit Lana.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna e nisur tashmë në terren, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se puna është përqendruar kryesisht në zonat informale. 

“Fillojmë në kulmin e vapës pastrimin e Lanës, në zonat informale përtej Pallatit me Shigjeta, që kur të jetë kulmi i rrebeshit të mos kemi probleme!”.

Masat parandaluese të përmbytjeve nisin me shtratin e lumit Lana si një shenjë se Bashkia e Tiranës se vazhdon të kujdeset për kryeqytetasit me ritmin 24 orë në punë, siç edhe e cilëson kryebashkiaku Veliaj.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • naim: 22/08/2019 20:14

    PO KESHTU DUHEN THELLUAR DRINI,,VJOSA,,SHKUMBINI,,,etj,,QE te mos marrin asnje cm toke,,,,por qeveria jone fle gjume,,I ka punet ne terezi,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?