Deputeti Andi Përmeti ka shprehur mendimin e tij lidhur me reagimet e fundit të demokratëve për Kongresin e Partisë Demokratike të zhvilluar dy ditë më parë.
Me tone ironike Përmeti, thekson se problemet që “këta të rinj ose jo” i kanë evidentuar sot, janë pikërisht ato probleme që janë vënë në pah edhe në vitin 2017.
Përmes fjalëve të tij, deputeti thumbon duke kujtuar se ata që sot po reagojnë, deri dje ishin ata të cilët “kryqëzonin” evidentuesit e problemeve dhe i konsideronin tradhtar.
Përmeti shkruan se ky është një lajm pozitiv, duke thekson faktin që pavarësisht vonesës në të kuptuar me rëndësi është që në fund u kuptua!
Sërish me tone ironike i kërkon “atyre që reaguan” të mos mërziten dhe se më keq akoma janë ata që ende sipas tij nuk kanë kuptuar asgjë.
“Me ‘ne’ nënkuptoj këdo demokrat, opozitar i cili prej 2017 është sulmuar, anatemuar pikërisht sepse ka thënë se kush është e keqja e PD dhe sesi korrigjohet ajo.”, sqaron në fund ai përmes rrjetit të tij social Facebook.