Problemi i diplomave për studentët e ekonomikut/ Ministria e Arsimit i jep të drejtë Kules! Urdhër Konit: Firmosi menjëherë

26 Qershor 2020, 10:13| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 23:00

  • Share

TIRANË- Ministria e Arsimit i jep të drejtë dekanit Dhori Kule, dhe i kërkon rektorit Mynyr Koni që të firmosë menjëherë diplomat për studentët e Ekonomit. Ministria e ka vlerësuar si konform ligjit matrikullimi e diplomave nga ana e Kules, pra dërgimin e listave direkt te Qendra Shtetërore e Arsimit (QSHA) dhe jo nëpërmjet rektoratit, për këtë arsye theksohet se nuk ka asnjë arsye për të shkaktuar vonesa me 1 vit në pajisjen e studentëve me diplomë.

Koni ka firmosur 11 diploma, ndërsa pjesën tjetër të mbi 300 studentëve jo, dhe një gjë e tillë sipas Ministrisë është në kundërshtim me ligjin.

"Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve. Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT. MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve. Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me diplomat përkatëse, menjëherë", njofton Ministria.

Konflikti mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diploma 315 studentë prej një viti. Dekani Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt te Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë Mynyr Koni nuk i firmos. Studentët dolën dy ditë më parë në një protestë dhe i lanë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 26/06/2020 13:53

    Aman mos e ky dhori kule na u be mbret Sikur vetem ky ka lindur per rektor. U be si armando duka ne sport. Po mjaft pra me keto fytyra spiunesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?