Drejtuesit kryesorë të opozitës

Problemi i vërtetë që ka me vaksinën, opozita dhe aleanca e oborrit

13 Janar 2021, 11:40| Përditesimi: 13 Janar 2021, 11:44

  • Share

Fillimi i shpërndarjes së vaksinës kundër COVID-19 ka qenë një lajm i mbuluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, dhe i pritur me entuziazëm nga shumica dërrmuese e popullsisë së botës, duke lënë mënjanë sigurisht besimtarët e përhershëm të teorive konspirative. Njësoj është pritur edhe nga pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri, si një ngjarje që ngjall shprese, pothuaj dhjetë muaj nga dita kur koronavirusi u shndërrua në një realitet frikëndjellës edhe për shqiptarët. Por në Shqipëri, si në çdo gjë tjetër, fushata e vaksinimit ka ndeshur edhe në një kundërfushatë, e cila nuk lidhet aspak me mosbesimin e konspiracionistëve tek vaksina, por me mosbesimin e ngulitur thellë tek Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe oborrtarët e tyre, tek fitorja e zgjedhjeve në prill. Të dy këta, kanë bërë atë që bëjnë gjithmonë kur kanë ndjerë se kunja e shkrepëses së tyre nuk po ndez e nuk po ndez dot entuziazmin as të militantëve të partive që përfaqësojnë, e jo më të qytetarëve shqiptarë.

Tema e këtij fillimviti është vaksina. Kanë grisur deklaratat që bënin dy javë më parë, ku deklaronin se Edi Rama e ka lënë Shqipërinë pa vaksinë, të fundit në rajon, jetime, pa qeveri, e të tjera si këto. Dhe kanë nisur të shkruajnë nga fillimi akuza të reja, më absurde, më qesharake, më domethënëse për gjendjen e pashpresë në të cilën ndodhen ata, dhe oborrtarët e tyre. Në një kohë kur vaksinimi një orë e më parë është detyrim, pasi çdo sekondë që kalon është një sekondë që mbart rreziqe për mjekët dhe infermierët që përballen me sëmundjen në spitale, ata ngrejnë pyetjen, përse e filluat vaksinimin kaq shpejt?

Në një kohë kur u thuhet se vendi i BASHKIMIT EVROPIAN, që i ka dhuruar Shqipërisë 10 000 vaksinat e para, ka kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit, për të mos u zënë ngushtë përballë shteteve të tjera që do ta kërkonin vaksinën njësoj si ne, mediat e syve të oborrit të opozitës nuk kanë lënë shtet pa përmendur si origjinë të vaksinave, shumica e të cilëve as nuk janë anëtarë të BE-së. Duke vënë kështu seriozisht një pikëpyetje të madhe edhe mbi dijet e tyre politiko-gjeografike.

Oborrtarët e paguar kanë vërshuar në banakët e mbrëmjeve televizive shqiptare, me 12 emisione politike për 3 milionë banorë, dhe ngrenë pyetje nga më të ndryshmet. Niveli skandaloz dhe mjeran i pyetjeve që bëhen, nxjerr zbuluar edhe vetë nivelin e njohur tashmë të inteligjencës së vashave që këshillojnë SHQUP-in dhe që udhëzojnë aktorët e banakëve të mbrëmjes.

Të cilët, si robotët e programuar për të mos dalë nga linja, as nuk skuqen e as nuk nxihen kur u drejtojnë profesionistëve të fushës, pyetje të tipit: A kishte etiketë vaksina? A shkruante Pfizer? A mos vallë vaksina ka ardhur nga Serbia (kjo duhej shoqëruar me pyetjen: a është Serbia vend i BE?) Si mund të pranojmë ne që të shpërdorohen taksat e një vendi të Bashkimit Evropian, duke na sjellë vaksina këtu në Shqipëri? Pse vaksinimi filloi sot dhe jo nesër? A jeni të sigurt që vaksinat nuk kanë ujë?

Imagjinoni pak, profesionistët e shëndetit si Bino, Brataj, Pipero e të tjerët, që kanë dhjetë muaj që rraskapiten me orë e pa orë, që u duhet të dëgjojnë edhe pyetjet e tilla të mjeshtrave të propagandës mediokre të Lulit, Monës, Likes dhe të tjerëve.

Imagjinoni që pas lodhjes së ditës, u duhet t’u shpjegojnë me durim, se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina, falë një kontrate që është e zeza mbi të bardhë tashmë, se vaksinat i kemi në xhep dhe se nis menjëherë lëvrimi, ndërkohë që vendet e rajonit NUK I KANE. Se milionat që flet Kosova janë instrumentit Covax, ku Shqipëria është e angazhuar madje edhe financiarisht, ndryshe nga Kosova. Se Maqedonia bëri lajm kur siguroi 100 doza nga Bullgaria, dhe se pret edhe ajo Covax. Ashtu si edhe Mali i Zi. Se Serbia ka siguruar deri tani vetëm 5000 doza, dhe as ajo nuk e ka treguar origjinën.

Sigurisht, Duke folur me mure. Sepse oborrtarët me tituj e pa tituj që kanë përballë, nuk janë aty për të kuptuar. Ata janë nxënës të zellshëm të shefeve të SHQUP-it, që duhet të mjegullojnë gjithçka. Misioni i tyre i vërtetë nuk është të sqarojnë shqiptarët duke u zbutur frikën. Jo! Misioni i tyre është të zbusin frikën e Lulit, Monës dhe Likes, të cilët ndjejnë se pak muaj i ndajnë nga dërgimi në koshin e plehrave të historisë së këtij vendi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 14/01/2021 16:52

    E gjithe surreter matrapazesh dhe dallavereaxhinjsh! E kane te shkruar ne cdo cep te fytyrave te tyre idiote we reflektojne vetem makuteri, injorance dhe poshtersi... kurre me keto surreter dhe fytyra te ndyra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?