Foto Ilustruese

Bota

Procesi 'Black Eagle' në Belgjikë, dëshmon biznesmeni nga Shqipëria: Nuk kisha dijeni që babai im ishte në kërkim

27 Mars, 14:13| Përditesimi: 27 Mars, 14:17

  • Share

Belgjikë- Në Belgjikë, vijon procesi “Black Eagle” ku 34 persona akuzohen si pjesë e një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

Mediat e huaja shkruajnë se Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.

“Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai.

Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”. 

Nga ana tjetër sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse apo fabrikë buke, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.

27-vjeçari, i lindur në Tiranë prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antëerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antëerp.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?